TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Statovci flet për mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në: Botët tona politike janë shumë të largëta

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Statovci flet për mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në: Botët tona politike janë shumë të largëta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha, ka shprehur një hapje të mundshme për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), gjatë një interviste të dhënë në një prej televizioneve vendore ditën e djeshme.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe deputetja e LVV-së, Jeta Statovci, e cila në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 ka theksuar se Vetëvendosje ka qenë e hapur për koalicion dhe bashkëpunim me subjektet e tjera politike pas procesit zgjedhor.

“Ne kemi qenë mjaftë transparentë në hapat që kemi marrë pas propozimit për kryeparlamentare, e cila nuk arriti të marrë votat. Pas kësaj kemi bërë thirrje për dakordim rreth procedurave me subjektet politike. LDK-ja nuk është përgjigjur, ndërsa PDK-ja ka dhënë një përgjigje, por nuk pati rezultat konkret,” tha Statovci.

Sipas saj, LVV kishte parë LDK-në si partnerin më të afërt politik dhe elektoral, por ishte pikërisht LDK-ja ajo që kishte refuzuar një bashkëpunim potencial.

Megjithatë, Statovci theksoi se një bashkëpunim me PDK-në është i vështirë për shkak të dallimeve të thella politike.

“Botët tona politike me PDK-në janë shumë të largëta. Për të pasur një bashkëpunim me PDK-në, duhet të kemi edhe një afërsi në botëkuptimet politike, gjë që për momentin mungon,” u shpreh ajo.

Ky debat vjen në një kohë të pasigurt politike në vend, ku subjekte të ndryshme po shqyrtojnë opsione të reja për krijimin e shumicës parlamentare.

Tags: "Mesditë"Jeta StatovciLVVpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Auto Draft

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Tentativë vrasjeje në Gjilan: shtatë persona përleshen me thika, dy të dërguar në QKUK

Tentativë vrasjeje në Gjilan: shtatë persona përleshen me thika, dy të dërguar në QKUK

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën