TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Stagnim dhe progres i limituar”- GLPS shpalos të gjeturat kryesore të raportit të KE-së

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën vlerëson se vendi ka bërë progres të kufizuar në shumicën e fushave. Nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thonë se në bazë të raportit Kosova ka arritur përmirësim në 4 kapituj, ndonëse ky lloj përparimi nuk i përgjigjet nevojave për reforma të thella për integrim të shpejtë.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
0 0
A A

Vetëm disa ditë më parë Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën.

Për të folur në lidhje më të gjeturat kryesore të raportit, gjatë së enjtes Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka mbajtur një konferencë për medie.

Drejtoresha ekzekutive, Njomza Arifi, tha mes tjerash se Kosova ka arritur progres në katër kapituj, por në përgjithësi ka qenë një vit i shkuar dëm si pasojë e krizave politike.

“Sa i përket progresit, raporti i këtij viti vlerëson se Kosova ka arritur progres të limituar në 17 kapituj, në 11 kapituj të tjerë njëfarë progresi, në dy fare nuk ka progres dhe vetëm në një kapitull ka progres të mirë për vitin 2025. Pasojat e ngërçit politik vërehen në të gjitha rreshtat e këtij raporti. Kryefjala e këtij raporti është stagnim dhe progres i limituar” , ka thënë Arifi.

Hulumtuesi tjetër nga kjo organizatë, Besar Gërgi, tregoi se Kosova ka shënuar regres edhe sa i përket lirisë së shprehjes në krahasim me vitet e kaluara.

“Sa i përket lirisë së shprehjes, raporti është dukshëm më negativ sesa në vitet e kaluara. Përmenden rreth 70 sulme fizike dhe verbale ndaj gazetarëve. Këtu përmendet edhe gjuha ofenduese e përdorur nga zyrtarët e lartë, si dhe nga vet kryeministri. Raporti kritikon mungesën e financimit afatgjatë të transmetuesit të vetëm publik, si dhe zhvillimet negative në kuadër të Komisionit të Pavarur të Mediave. Sa i përket KPM-së, raporti thekson se ligji u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pasi kishte dispozita që cenonin pavarësinë e këtij institucioni. Mbetet shumë e rëndësishme që ligji i ri të jetë në standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare” , u shpreh Gërguri.

Ndonëse raporti tregon se Kosova ka bërë progres të kufizuar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka vlerësuar raportin si pozitiv duke thënë se Kosova ka bërë progres në 35 fusha dhe se ka ngecje vetëm në tri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Gjashtë ankesa në Supreme për zgjedhjet e dhjetorit

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Korenica merr çmimin për golin e muajit te Cluji

Korenica merr çmimin për golin e muajit te Cluji

Dëshmitari thotë se i akuzuari Arsiq ia kishte maltretuar djalin duke e detyruar të barte në shpinë një person të vrarë

Dëshmitari thotë se i akuzuari Arsiq ia kishte maltretuar djalin duke e detyruar të barte në shpinë një person të vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën