Në ditën e dielë na presin dy ballafaqime tejet interesante në futbollin vendor, në kuadër të xhiros së 8-të. Në ndeshjen e parë kemi skuadrën e Drenicës që është nikoqire e Prishtinës.
Skuadra e Drenicës me anë të terenit kërkon fitore, kurse skuadra e Ismet Munishit dëshiron që me fitore të kthehet në kryeqytet. Drenica gjendet në vendin e 5-të të renditjes tablerare, kurse Prishtina në vendin e 3-të. Ndeshja zhvillohet nga ora 15 në stadiumin “Bajram Aliu”.
Ndeshja tjetër e ditës së sotëme është ajo në mes Trepçës 89 dhe Dukagjinit. Dukagjini nga Klina udhëton për në Mitrovicë për të shpresuar në fitoren e parë në këtë edicion të garave, kurse skuadra nga Mitrovica dëshiron që në shtëpi të nxjerë fitoren e parë në këtë sezon.
Skuadra e Trepçës gjendet në pozitën e 8-të me 6 pikë në po aq ndeshje, kurse Dukagjini gjendet në pozitën e 10 apo të fundit me 2 pikë në 7 ndeshje. Dhe kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15 por në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës. /Tëvë1/