TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kuvendi i dështimeve”

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
“Kuvendi i dështimeve”

Si “Kuvend i Dështimeve” është quajtur puna e kuvendarëve përgjatë vitit 2023 nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Aty janë numëruar këto dështime të deputetëve, parregullsitë në komisione e në seanca plenare.

Puna e kuvendarëve përgjatë vitit 2023, llogaritet të jetë e dështuar.

Në mesin e të zgjedhurve të popullit, sipas Institutit për Drejtësi, pati edhe të atillë që ishin pasiv.

“Gjatë vitit 2023 deputetët e Kuvendit kanë mbajtur 2 mijë e 114 fjalime, ku me këtë rast 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga totali i deklaratave”, tha Naim Jakaj nga IKD.

Disa nisma u konsideruan si të kundërligjshme, ndër to edhe një komision hetimor. Derisa u theksua arroganca e shumicës parlamentare.

“IKD, gjen se Kuvendi themeloi në kundërshtim me Kushtetutën Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje ngase ai shkel parimet e ndarjes së pushteteve të përcaktuara me Kushtetutë dhe me standarde ndërkombëtare. Dhe në anën tjeter, shumica parlamentare pamundësoi kryerjen e mandatit të komisionit hetimor parlamentar për rezerva shtetërore”, u shpreh Jakaj.

Mungesa e kuorumit sipas IKD, shoqëroi gjatë gjithë vitit punën e Kuvendit, ku fillimisht në seanca mungonte partia në pushtet, e më pas ato opozitare.

E mungesa e transparencës në punën e Kuvendit përgjatë seancave plenare dhe mbledhjeve të komisoneve parlamentare apo qoftë komisione hetimore, konsiderohet se vazhdon të mbizotërojë.

“Në lidhje me transparencën, IKD gjen se Kuvendi në fusha të caktuara përballet me një mungesë të thellë të saj. Që nga publikimi i gjetjeve në Raportin për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022 nuk është bërë lëvizje e duhur dhe pozitive në drejtim të publikimit të të gjitha materialeve me rastin e mbajtjes së një seance parlamentare. E rrjedhimisht edhe votimi elektronik”, deklaroi Jakaj.

Sipas të gjeturave të raportit të titulluar “Kuvendi i dështimeve”, gjatë vitit të kaluar është mbajtur vetëm një interpelancë, ku është gjatë saj kryeministri nuk qëndroi për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë në Istog

Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë në Istog

PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së

Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Bie çmimi i naftës

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, diskutohet për menaxhimin e mbeturinave

Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim: Në këtë faze mund të ketë emetim më të theksuar të tymit

Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim: Në këtë faze mund të ketë emetim më të theksuar të tymit

“Kurti e ka vendin në Kuvend, jo në Qeveri”, Çitaku tenton të hyjë në Qeveri por ndalohet nga sigurimi

“Kurti e ka vendin në Kuvend, jo në Qeveri”, Çitaku tenton të hyjë në Qeveri por ndalohet nga sigurimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën