TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lëndimi në gju që shkatërroi ‘tigrin’

nga tëvë1
30 Mars, 2023
0
A A
Lëndimi në gju që shkatërroi ‘tigrin’

Radamel Falcao, ose thënë më mirë “El Tigre”, njihet si një nga sulmuesit më të mirë të kohës së tij dhe padyshim njëri nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së kolumbisë.

Më 10 shkurt të vitit 1986, në Santa-Marta të Kolumbisë vjen në jetë një fëmijë nga prindërit Radamel Garcia dhe Carmenza Zarate, të cilin e pagëzuan me emrin Radamel Falcao.

Në moshën 13 vjeçare, ai filloi të luajë tek skuadra Lancers Boyaca, për të lëvizur më pas drejt gjigantit argjentinas River Plate, aty ku fitoi kupën Clausura në vitin 2007/08. Një vit më vonë, Falcao nënshkruan me skuadrën portugeze Porto, duke fituar Europa Ligën dhe Primeira Liga në vitin 2011. Ai u bë golashënuesi më i mirë i një kompeticioni evropian në kuadër të klubeve, duke shënuar 17 brenda një seozni.

Në gushtin e vitit 2011, kolumbiani bën hapin tjetër në karrierë, duke u transferuar tek Atletico Madrid, për një shumë rekorde të klubit 40 milionë euro. Transferimi i tij doli të jetë i qëlluar, pasi Falcao i ndihmoi ata të fitojnë Europa Ligën dhe Super kupën. Paraqitja e tij në finale përballë Athletic Bilbao dhe ajo kundër Chelseat në Super Kupë, do të jenë gjatë kujtime të qarta në memoriet e tifozëve të ‘Los Colchoneros’. Ai përfundoi si topgolashënues për të dytin sezon radhazi, ndërsa u bë lojtari i parë që fiton dy Europa Liga radhazi me dy skuadra të ndryshme. Ai ishte pjesë e ekipit të vitit nga FIFA në vitin 2012. Në sezonin pauses, Radamel arriti të shënojë 28 gola në La Liga.

Megjithatë, lëvizja tjetër nuk ishte më e mira e mundshme për të. Në maj të vitit 2013, Monaco paguan 90 milionë euro, rekord të klubit, për të siguruar shërbimet e tigrit, mirëpo një lëndim i gjurit (ACL), e la atë jashtë fushave të blerta për disa muaj. Falcao kaloi dy vitet e ardhshme në huazim në Premier Ligë, tek Manchester United dhe Chelsea, për t’u kthyer më pas tek Monaco, të cilët i ndihmoi të fitojnë Ligue 1 në vitin 2017 dhe të kenë një kampanjë të jashtëzakonshme në Champions League duke arritur çerekfinalet.

Fillimi i muajit shtator të vitit 2019, e sheh kolumbianin të marrë aeroplanin drejt Stambollit, për të nënshkruar me Galatasaray. Ai u prit në Turqi nga 25 mijë tifozë në Istanbul Ataturk Airport. Ai arriti të shënojë 19 gola dhe të jap tre asistime në Super Ligën turke, në 34 paraqitje.

Ai debutoi me Kolumbinë në vitin 2007, teksa ende vazhdon të jetë pjesë e kombëtares

ShareTweet

Postime të ngjashme

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Carlo Ancelotti, trajner i ri i Brazilit?

Carlo Ancelotti, trajner i ri i Brazilit?

KB Bashkimi del me njoftim për situatën e Wendell Greenit

KB Bashkimi del me njoftim për situatën e Wendell Greenit

Tifozët e Liverpoolit tallen brutalisht me Artetën dhe Odegaardin

Tifozët e Liverpoolit tallen brutalisht me Artetën dhe Odegaardin

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X