Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët
    • Manchester United dëshiron mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij
    • Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë
    • PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake
    • Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Kosova pa kampionet olimpike, por me “shpresa” për medalje në Portugali
    SPORT 24/01/2023

    Kosova pa kampionet olimpike, por me “shpresa” për medalje në Portugali

    Facebook Twitter Email

    Almada e Portugalisë është “stacioni” i parë i xhudistëve tanë nga Kosova për vitin 2023. Nga e premtja e deri të dielën në këtë qytet portugez mbahet gara e nivelit Grand Prix. Gara vlerësohet me rëndësi për të mbledhur pikë për ranglistën botërore, përkatësisht në përpjekje për të siguruar normën olimpik.

    Sipas IJF-së në Almada do të garojnë 555 xhudistë apo 200 me shumë se nga viti i kaluarë nga 81 shtete. Numri i madh i xhudistëve është dëshmi se konkurrenca do të jetë e fortë e rruga deri në podium do të jetë e gjatë. Pak gara të vitit të kaluar kanë pasur kaq shumë xhudistë.

    Në mesin e 555 pjesëmarrësve nuk do të jenë dy kampionet olimpike nga Kosova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Trajneri, Driton Kuka ka vendosur të ndryshoj ekip në këtë kompeticion, pasi që synimi për disa nga xhudistët e rinj është të kalitën në garat e forta. Megjthatë, Kosova prapë se prapë është njëra nga shtetet që synon medalje në këtë kompeticion. Medalja në këtë garë pritet që të vije nga Loriana Kuka, Laura Fazliu e Flaka Loxha.

    Ndërkaq në kategorinë e djemëve prej xhudistëve, në Portugali garojnë Dardan Cena (73 KG) dhe Shpati Zekaj (100 KG). Ndërsa për shkak të operimit të krahut nga garat ende po mungon Akil Gjakova.

    Dardan Cena do të paraqitet për herë të parë në garat e nivelit Grand Prix. Është ky ndryshimi i fundit në strategjinë e trajnerit Kuka. Ai ka vendosur që garuesit më të rinj t’i testojë në gara të forta. Synon që përmes garave të forta të kalit xhudistët e rinj.

    Menjëherë më 4 e 5 shkurt mbahet Grand Slami i Parisit, gara më e famshme e xhudos. Dhe në Paris pritet të garojnë edhe dy kampionet olimpike, Nora e Distria.

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët

    28/01/2023

    Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë

    28/01/2023

    PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

    28/01/2023

    Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre

    28/01/2023

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.