TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Spiunët po punojnë për të ngritur tensione në Kosovë”

Policia e Kosovës në koordinim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Prokurorinë Speciale, deri më tani ka arrestuar tre persona si të dyshuar për spiunë. Një person i nacionalitetit serb u arrestua javë më parë ne Leposaviq i cili sipas informacioneve të televizionit, ai dyshohet si njeri i afërt me ish shefin e BIA-së, Aleksandër Vulin. Ndërsa të mërkurën, në Ferizaj u arrestuan dy persona shqiptar të cilët dyshohen për spiunazh dhe të afërt me BIA-në serbe, për të cilët u publiku edhe një audi-incizim. Njohësit e sigurisë thonë se Serbia përmes spiunëve në Kosovë po tenton destabilizim në katër komunat veriore.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
“Spiunët po punojnë për të ngritur tensione në Kosovë”

Rreziku për të destabilizuar vendin përmes spiunëve të Serbisë në Kosovë, po shihet shqetësues.

Por, institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë janë vënë në lëvizje për të parandaluar këtë fenomen.

Brenda një jave u arrestuan tre persona, një i nacionaliteti serb në Leposaviq, i cili sipas informacioneve të televizionit, është duke u hetuar për lidhje të ngushtë me BIA-n serbe, por edhe me ish drejtorin e shërbimit sekret serb, Aleksandër Vulin.

Ndërsa të mërkurën u arrestuan edhe dy shqiptar të cilët edhe në një audio incizim u dëgjuan duke i raportuar një pjesëtari të BIA-s serbe, e që televizioni ka mësuar se këto biseda janë bërë dy ditë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Njohësit e sigurisë i shohin këto zhvillime si tentim i Serbisë për të ngritur tensione, ndërsa kanë mirëpritur arrestimet e fundit.

“ Kjo është tregues se BIA serbe paska veprua dhe vepron, dhe ky është rreziku se arrestimi i tyre nuk paraqet rrezik, ky është sukses i inteligjencës sukses i policisë. Urojmë që të ketë sa më pak të tillë në Kosovë” , ka thënë profesori i kriminalistikës, Fatmir Qollaku.

Sipas Arben Dashevcit, bashkëpunëtorët e BIA-së në Kosovë, po paguhen me buxhet të Serbisë për të kryer spiunazh.

“ Para ca ditësh u ndalua atje në kufi edhe një njeri që ishte i afërt me të sanksionuarin Departamenti Amerikan i Shtetit, pra Vulinit dhe çfarë kërkojnë ata njerëz këtu? Pra Serbia vazhdimisht tenton të destabilizoi Republikën e Kosovës, në këtë formë edhe duke angazhuar njerëz, duke paguar njerëz, që të inflirtohen në atë agjenci të tyre famëkeqe” , ka thënë njohësi i sigurisë.

E domosdoshme po cilësohet edhe nisja e kontrolleve në institucionet shtetërore, për të verifikuar personat e dyshuar.

“Padyshim se institucionet tona duhet ta bëjnë atë kontrollin prej rrënjëve se kush është, ose a mund të ketë ndonjë person që është për dëmin e Republikës së Kosovës, sepse dëmi i republikës së Kosovës na sjell pasiguri te të gjithë qytetarët e Kosovës, mund t’i deformojë rastet”, ka deklaruar Dashevci.

Për arrestimin e këtyre personave, ende nuk ka reaguar kryeministri, Albin Kurti, dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Ndërkaq, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje që spiunët e Serbisë të arrestohen dhe të dalin para drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën