TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spitali i Pejës: Zjarri u vu qëllimshëm nga një person i maskuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Spitali i Pejës: Zjarri u vu qëllimshëm nga një person i maskuar

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dal me një njoftim për zjarrin që ka kapluar dhomën ku mbahen pajisjet e teknologjisë informative, gjatë javës së kaluar.

Në njoftim thuhet se  gjatë hetimeve dhe shikimit të kamerave të sigurisë u pa që zjarri që kaploi spitalin u vua qëllimshëm nga një person i maskuar dhe se janë të shokuar nga ky sulm, siç e quajtën ata kriminal.

Tutje, thuhet se shpresojnë që kryerësi i këtij akti të dalë sa më shpejt para organeve të drejtësisë dhe të marrë ndëshkimin e merituar.

Njoftimi i plotë i spitalit:

Të shokuar nga sulmi kriminal me të cilin u përballëm!

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është përballur me një sulm brutal dhe të tmerrshëm. Për dallim që dyshimet e para sipas ekspertizës fillestare ishte që zjarri u shkaktua nga ndonjë defekt elektrik, gjatë hetimeve dhe shikimit të kamerave të sigurisë u pa që zjarri u vua qëllimshem nga një person i maskuar.

Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit.

Në mëngjesin e hershem të mërkurës, rreth orës 02:20 pas mesnate, një person, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ka hyrë me forcë në dhomën ku janë pajisjet e Teknologjisë Informative dhe i ka vënë flakën kësaj dhome. Ky akt i paprecedent ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka tronditur thellë stafin dhe pacientët tanë. Megjithatë, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur humbje jetësh apo humbje të dhënash. Ky sulm na ka goditur në zemër të veprimtarisë sonë dhe na ka bërë të ndiejmë pasigurinë që kjo situatë e krijuar nga aktet kriminale ka sjellë. Të nderuar qytetarë,

Në ambientet ku ka ndodhur sulmi gjendet edhe arkiva e spitalit me plot dokumente që nga themelimi i spitalit, dhe në këtë bllok të spitalit janë të përqendruar shumica e shtretërve të spitalit. Jemi me fat që zjarri është lokalizuar shpejt, sepse përndryshe do të kishim tragjedi, ngase sulmuesi rrezikoj jetën e qindra pacientëve dhe personelit tonë.

Spitali i Pejës është një institucion shëndetësor që ofron shërbime për katër komuna të rajonit të Pejës. Me shumë mund dhe sakrificë, në situata të vështira, stafi ynë përpiqet të ofrojë shërbime cilësore dhe të pandërprera për pacientët tanë. Sulmi që kemi përjetuar është një goditje e rëndë për të gjithë ne, por na forcon vendosmërinë për të vazhduar misionin tonë humanitar dhe profesional. Të gjithë jemi të angazhuar për të garantuar që spitali ynë të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe efektive, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballemi.

Falënderojmë organet hetimore nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria për intensitetin dhe gatishmërinë e lartë në hetimin e këtij krimi monstruoz. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë një mbështetje e madhe për ne në këtë moment të vështirë. Shpresojmë që kryerësi i këtij akti kriminal të dalë sa më shpejt para organeve të drejtësisë dhe të marrë ndëshkimin e merituar. Ndërkohë, do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e pacientëve tanë.

Çfarë dëme shkaktoi zjarri që kaploi një dhomë në Spitalin e Pejës?

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Kelmendi zbulon kushtet e LDK-së për formimin e institucioneve: Gazi amerikan dhe ligji për shtetësi  

Kelmendi zbulon kushtet e LDK-së për formimin e institucioneve: Gazi amerikan dhe ligji për shtetësi  

Argjentina eliminon Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

Argjentina eliminon Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Egjipti me kualifikim historik

Egjipti me kualifikim historik

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit për të akuzuarit rreth mashtrimeve me derivate

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit për të akuzuarit rreth mashtrimeve me derivate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën