TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spiropali kritikon Gjykatën Speciale: Drejtësia të mos funksionojë me standarde të dyfishta

by Tëvë1
3 javë ago
0
A A
Spiropali kritikon Gjykatën Speciale: Drejtësia të mos funksionojë me standarde të dyfishta

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur qëndrim kritik ndaj procesit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar drejtësi të paanshme dhe pa standarde të dyfishta.

Në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, Spiropali theksoi se Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare, por ajo duhet të jetë e plotë dhe e balancuar.

“Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por drejtësia duhet të jetë e paanshme. Nuk mund të ecë me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhojë perceptim se viktima dhe agresori janë në të njëjtin plan”, deklaroi ajo.

Spiropali rikujtoi kontekstin e luftës në Kosovë, duke theksuar se ajo ishte një luftë çlirimtare pas një periudhe të gjatë represioni dhe terrori ndaj popullsisë civile.

“Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, ishte luftë për mbijetesë dhe liri, pas një periudhe të gjatë represioni e terrori ndaj popullsisë civile. Kjo ishte arsyeja pse NATO-ja ndërhyri në Kosovë, për të shmangur një katastrofë humanitare”, u shpreh ajo.

Sipas saj, çdo proces gjyqësor që lidhet me atë periudhë duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin historik dhe për krimet e kryera ndaj civilëve.

Ministrja shqiptare theksoi se proceset në Hagë nuk duhet të krijojnë perceptimin e rishkrimit të historisë në mënyrë të pabalancuar.

“Sot në Hagë po përballen me drejtësinë udhëheqësit e luftës. Ne nuk paragjykojmë asnjë vendim, por kemi detyrimin moral dhe historik të themi se drejtësia duhet të jetë e plotë, pa shkelje të standardeve ndërkombëtare, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se shteti i Kosovës dhe lufta për liri nuk mund të vendosen në bankën e të akuzuarve.

“Kosova si shtet nuk është në gjyq dhe nuk duhet të jetë në gjyq. Lufta për liri nuk është në gjyq, e vërteta historike nuk është në gjyq. Kërkojmë drejtësi që sheh panoramën e plotë, njeh kontekstin dhe historinë, dhe nuk shkel të drejtat e njeriut. Ky nuk është presion, është përgjegjësi ndaj historisë”, përfundoi ajo.

Tags: Elisa SpiropaliTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën