TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

by Tëvë1
8 muaj ago
3
A A
Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Janë shpallur të pafajshëm ish-deputetët e përfshirë në rastin e njohur të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2015-2016, në shenjë kundërshtimi të Asociacionit dhe demarkacionit, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur rreth dhjetë vjet.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj Albulena Haxhiut dhe të tjerëve, për shkak të parashkrimit të veprës penale, duke bërë aktakuzën e vjetruar.

Në një konferencë për media, avokati i Albulena Haxhiut, Burim Halili, tha se gjatë gjithë procesit gjyqësor nuk është arritur të provohet fajësia e të akuzuarve.

“Është mbajtur një shqyrtim gjyqësor dhe asnjëherë nuk ka arritur që të vërtetohet që elementet e dyshimta kishin të bënin me veprën penale për çka dhe ato ishin ndaluar. Dhe këtu në vitin 2021 kishim pasur një aktgjykim, ku të njëjtit ishin shpallur domethënë të pafajshëm dhe në afat ligjor ishte ushtruar ankesë. Dhe rasti kishte shkuar në rigjykim, edhe pas rigjykimit prokuroria kishte dështuar që me veprimet e saj të vërtetojë fajësinë e tyre. Pastaj rasti ishte stërzgjatur ku kishte shkuar dhe arrin pas 10 viteve të kemi edhe parashkrim, ku në rastin konkret kemi vendim ku lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës Albulena Haxhiu dhe të tjerët”, tha Halili.

Po në këtë konferencë për media, avokati Musa Damati bëri të ditur se klienti i tij, ish-deputeti Pal Lekaj, është liruar nga të gjitha akuzat.

“Konfirmoj dhe deklaroj para jush dhe para qytetarëve të Republikës së Kosovës, se klienti im zotëri Pal Lekaj është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat me të cilat është ngarkuar në rastin e njohur për publikun, rastin e gazit lotsjellës. Pra, kemi të bëjmë me rastin e njohur të hedhjes së bombolave të gazit lotsjellës, për të cilat janë pandehur dhe janë ngarkuar dhe është rast i cili është shqyrtuar tashmë e dhjetë vite në organet e Kosovës.” tha Damati.

Ai tha se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë përfshin edhe emra të tjerë të njohur të skenës politike.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallë vendimin e saj për zotërin Lekaj, zonjën Albulena Haxhiu, për zonjën Donika Kadaj dhe zonjën Besa Baftiu. Të gjithë këta, sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë shpallur të pafajshëm. Dhe më në fund ky rast pas dhjetë viteve ka marrë epilog duke konfirmuar pafajësinë e tyre të plotë”, tha ai.

Sipas mbrojtjes, ky vendim përbën një epilog përfundimtar të njërit prej rasteve më të gjata gjyqësore në vend, duke konfirmuar pafajësinë e të akuzuarve pas një dekade procesesh.

Tags: DeputetetgazilotsjellesKuvendi i Kosoveste pafajshemTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Konjufca dënon sulmin në Poloni, Ministria e Jashtme polake e falënderon për reagimin

Kanosi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë

Arrestohen tre persona në Prishtinë, u kapën me kokainë dhe marihuanë, Prokuroria jep detaje

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën