TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spiropali kritikon Gjykatën Speciale: Drejtësia të mos funksionojë me standarde të dyfishta

by Tëvë1
2 javë ago
0
A A
Spiropali kritikon Gjykatën Speciale: Drejtësia të mos funksionojë me standarde të dyfishta

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur qëndrim kritik ndaj procesit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar drejtësi të paanshme dhe pa standarde të dyfishta.

Në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, Spiropali theksoi se Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare, por ajo duhet të jetë e plotë dhe e balancuar.

“Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por drejtësia duhet të jetë e paanshme. Nuk mund të ecë me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhojë perceptim se viktima dhe agresori janë në të njëjtin plan”, deklaroi ajo.

Spiropali rikujtoi kontekstin e luftës në Kosovë, duke theksuar se ajo ishte një luftë çlirimtare pas një periudhe të gjatë represioni dhe terrori ndaj popullsisë civile.

“Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, ishte luftë për mbijetesë dhe liri, pas një periudhe të gjatë represioni e terrori ndaj popullsisë civile. Kjo ishte arsyeja pse NATO-ja ndërhyri në Kosovë, për të shmangur një katastrofë humanitare”, u shpreh ajo.

Sipas saj, çdo proces gjyqësor që lidhet me atë periudhë duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin historik dhe për krimet e kryera ndaj civilëve.

Ministrja shqiptare theksoi se proceset në Hagë nuk duhet të krijojnë perceptimin e rishkrimit të historisë në mënyrë të pabalancuar.

“Sot në Hagë po përballen me drejtësinë udhëheqësit e luftës. Ne nuk paragjykojmë asnjë vendim, por kemi detyrimin moral dhe historik të themi se drejtësia duhet të jetë e plotë, pa shkelje të standardeve ndërkombëtare, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se shteti i Kosovës dhe lufta për liri nuk mund të vendosen në bankën e të akuzuarve.

“Kosova si shtet nuk është në gjyq dhe nuk duhet të jetë në gjyq. Lufta për liri nuk është në gjyq, e vërteta historike nuk është në gjyq. Kërkojmë drejtësi që sheh panoramën e plotë, njeh kontekstin dhe historinë, dhe nuk shkel të drejtat e njeriut. Ky nuk është presion, është përgjegjësi ndaj historisë”, përfundoi ajo.

Tags: Elisa SpiropaliTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një 44-vjeçar në Skenderaj

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani për dekretin e Kuvendit: Jam e bindur se është në përputhje me Kushtetutën

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Vetëvendosje për vendimin e Kushtetueses: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është antikushtetues

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Halil Gecit për kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani

“Matrix”- 09.03.2026

Prishtina përballet me mungesë mjekësh – 150 mjekë për mbi 220 mijë banorë

Prishtina përballet me mungesë mjekësh – 150 mjekë për mbi 220 mijë banorë

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Qeveria reagon pas vendimit të Kushtetueses për dekretin e Kuvendit: Presim qartësi të plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën