TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike

by TËVË 1
4 muaj ago
2
A A
​Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë deklaruar se vetëm institucioni i Avokatit të Popullit i Dhomave të Specializuara ka mandat për proceset në këtë gjykatë dhe jo institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë.

Në përgjigjen nga ky institucion thuhet: “Dhomat e Specializuara janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjykime të drejta dhe të paanshme. Nuk është e qartë se cili është statusi i raportit të publikuar në faqen e internetit të Avokatit të Popullit të Kosovës. Ju lutem vini re se, sipas Kushtetutës së Kosovës, është Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara, dhe jo Avokati i Popullit i Kosovës, ai që ka përgjegjësi ekskluzive për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Neni 162 i Kushtetutës së Kosovs)”.

Avokati Artan Qerkini thekson se standardet ndërkombëtare të paraburgimit janë shkelur në mënyrë flagrante nga kjo gjykatë. Sipas tij, arsyetimi për vazhdimin e paraburgimit për “katërshen” nuk njihet në praktikën ndërkombëtare dhe është në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane, transmeton rtklive.

“Standardet ndërkombëtare janë shkelur në mënyrë flagrante, sidomos tani pasi fjalët përfundimtare janë kryer. Tani gjykata ka një arsyetim të çuditshëm që nuk mund ta gjesh në juridiksione të zakonshme; tani thotë se ekziston një frikë që të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarët, të cilët tashmë kanë dëshmuar, dhe t?i frikësojnë ata”, ka thënë Qerkini.

Procesi gjyqësor ndaj “katërshes”, në krahasim me proceset gjyqësore qoftë me Tribunalin e Hagës dhe rastet e tjera të krimeve të luftës që nga paslufta, dallon thelbësisht edhe në cenimin e parimit të transparencës, thonë nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

“Ajo se çfarë e karakterizon këtë proces kemi pas një reduktim të madh të seancave të shqyrtimit kryesor, nuk ka mundur publiku të dëgjojë një numër të konsiderueshëm të deklaratave të dëshmitarëve të prokurorisë dhe kjo në njëfarë forme është cenim i parimit të transparencës, i publicitetit, ka thënë Amer Alija, nga FDHK.

Raporti për Gjykatën Speciale i Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells, ndër të tjera, ka theksuar edhe pranimin e provave nga Serbia në këtë gjykim.

Të enjten, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka prezantuar raportin preliminar të organizatës “Bar Human Rights Committee of England and Wales” lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Shqetësime serioze ka konstatuar ky raport, i cili është dokument voluminoz i prezantuar të enjten në Prishtinë, ku mes tjerash konstaton se mandati i Speciales ka pasur devijim nga qëllimi fillestar.

Pas kwsaj, edhe Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së sërish ngre zërin kundër shkeljeve në gjykimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, kësaj here duke iu referuar edhe raportit të një organizate britanike për të drejtat e njeriut, e cila shfaqi shqetësim për shkelje të të drejtave themelore në kuadër të Dhomave të Specializura.

Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, ky raport përbën një konfirmim të qartë se alarmet tona kanë qenë të drejta dhe të argumentuara.

Tags: avokati i popullitGjykata SpecialeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, propozimet e PDK-së dhe LDK-së po na çojnë drejt zgjedhjeve

Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, propozimet e PDK-së dhe LDK-së po na çojnë drejt zgjedhjeve

Jehona Lushaku deklaron se propozimi i Kujtim Shalës si nënkryetar i bënë nder Kuvendit

Jehona Lushaku deklaron se propozimi i Kujtim Shalës si nënkryetar i bënë nder Kuvendit

Lavrov thotë se SHBA njeh “realitetet në terren” dhe kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Lavrov thotë se SHBA njeh “realitetet në terren” dhe kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Kancelari gjerman anulon telefonatën me Trumpin pas mbështetjes së tij publike për AfD-në

Kancelari gjerman anulon telefonatën me Trumpin pas mbështetjes së tij publike për AfD-në

Izraeli intensifikon sulmet ajrore në Libanin jugor, raportohet për një të vrarë

Izraeli intensifikon sulmet ajrore në Libanin jugor, raportohet për një të vrarë

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, propozimet e PDK-së dhe LDK-së po na çojnë drejt zgjedhjeve

Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, propozimet e PDK-së dhe LDK-së po na çojnë drejt zgjedhjeve

Irani kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të SHBA-së, godet bazën Al Azraq dhe anijet amerikane në rajon

Irani kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të SHBA-së, godet bazën Al Azraq dhe anijet amerikane në rajon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën