TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Specialja nuk e liron ish-presidentin me arsyetimin se Thaçi mund të arratiset

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Specialja nuk e liron ish-presidentin me arsyetimin se Thaçi mund të arratiset

Ai ka konkluduar se vazhdon të ekzistoj rreziku që Thaçi të arratiset, pengojë procedurat e kryej krime të tjera.

“Gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që Thaçi do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së DhSK-së ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose do të paraqiten në DhsK, vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në vendim.

Sa i përket rrezikut të arratisjes, në pjesën ku flitet për lirimin me kusht, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se, siç është vërtetuar më parë, ky rrezik mund të zbutet mjaftueshëm në bazë të zotimit të Thaçit për të qëndruar në arrest shtëpiak, qoftë në Kosovë apo në një shtet të tretë me marrëveshje bashkëpunimi me DhSK-në dhe t’i përmbahet çdo kushti të vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Në vendim përmenden këto kushte:

i) dorëzimin e dokumenteve ndërkombëtare të udhëtimit;

ii) ndalimi i afrimit të vendeve ose personave të caktuar;

iii) ndjekja e procedurave me video-lidhje; dhe

iv) ndalimi i përdorimit të medias ose aktivitetit politik.

Sa i përket rrezikut të pengimit të progresit të procedurave të gjykatës dhe kryerjes së krimeve të mëtutjeshme thuhet se gjyqtari konstatoi se dërgimi i stafit të objekteve të paraburgimit të DhSK-së për të mbikëqyrur arrestin shtëpiak të z. Thaçi në Kosovë është një masë e paarsyeshme.

“Dhe, në çdo rast, nuk do të zbuste në mënyrë adekuate rreziqet e identifikuara dhe as nuk do të adresonte faktin se [REDAKTUAR]; (ii) përfshirja e Forcës Evropiane të Xhandarmërisë nuk do të minimizonte mjaftueshëm rreziqet që [REDAKTUAR]; (iii) [REDAKTUAR]; (iv) kufizimi i listës së anëtarëve të familjes që lejohen të jetojnë me z. Thaçi nuk do të zbuste në mënyrë adekuate rreziqet e identifikuara; (v) çdo ndërhyrje e supozuar në të drejtën e z. Thaçi për jetën familjare ishte në proporcion me qëllimet legjitime të ndjekura; (vi) rreziku në thelb i lartë i frikësimit ose ndërhyrjes për dëshmitarët dhe/ose anëtarët e familjeve të tyre nuk mund të zbutet në mënyrë efektive duke u mbështetur vetëm në masat mbrojtëse dhe në marrëveshjen e z. Thaçi për t’u riburgosur 30 ditë para fillimit të gjykimit pas skadimit të masat mbrojtëse të autorizuara në rastin konkret; (vii) monitorimi virtual i vizitave ndërmjet z. Thaçi dhe vizitorëve të aprovuar paraprakisht nga Zyra e Regjistrimit nuk ofron një shkallë mbrojtjeje që i afrohet mjaftueshëm masave mbrojtëse të ofruara nga monitorimi i drejtpërdrejtë në objektet e paraburgimit të DhSK”, thuhet tutje në vendim.

Sipas gjykatës, asnjë kusht shtesë, i cili mund të merret parasysh në mënyrë të arsyeshme, duke përfshirë ato të propozuara nga [REDAKTUAR] ose ndonjë kusht tjetër që mund të zbatohet qoftë në [REDAKTUAR], nuk mund të adresojë mjaftueshëm rreziqet e paraqitura nga z. Thaçi./Betimi për Drejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën