TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spanja vazhdon ta diskriminojë Kosovën në sport

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Spanja vazhdon ta diskriminojë Kosovën në sport

Kombëtarja U21 e Spanjës në futboll më 27 mars luan ndaj Qipros në udhëtim. Më 31 mars, Spanja U21 e pret Kosovën U21, ndërsa më 25 shtator luan në udhëtim ndaj Finlandës.

Këto tri ndeshje i takojnë Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027 për futbollistët deri në 21 vjet. Rrjedhimisht janë ndeshje të barabarta dhe që duhet të trajtohen e të prezantohen njëjtë.

Por Federata e Futbollit e Spanjës nuk po i prezanton njëjtë. Prezantimi i Kosovës nga kjo organizatë sportive vazhdon të jetë diskriminues.

Në faqen zyrtare të Federatës së futbollit të Spanjës është bërë edhe paraqitja e ndeshjeve të ardhshme të Spanjës U21. “Chipre – Espana” shkruan për ndeshjen e 27 marsit, “Espana – kosovo” për ndeshjen e 31 marsit dhe “Finlandia – Espana” për ndeshjen e 25 shtatorit.

Derisa emrat e Qipros dhe Finlandës janë shkruar si duhet, emri i Kosovës nuk është shkruar drejt – është shkruar me shkronjën e parë të vogël.

Spanja ende nuk e njeh shtetin e Kosovës. Ndonëse është e detyruar të përballet me Kosovën në shumë sporte, vazhdimisht ka shfaqur shenja diskriminimi gjatë prezantimit të shtetit të Kosovës.

Pos federatave spanjolle, sidomos asaj të futbollit, Kosova nuk është paraqitur drejt as nga televizioni spanjoll. Kjo ka rënë në sy sidomos gjatë transmetimit të ndeshjeve të përfaqësueseve A të Kosovës e të Spanjës.

Në një prej rasteve ishte shkruar “ESP – kos”.

Prezantimi diskriminues i federatës spanjolle ndaj Kosovës vazhdon, ndonëse reagimet e Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë temë nuk kanë munguar.

Ndërkohë shorti vazhdon të vërë përballë Kosovën e Spanjën në garat kualifikuese evropiane.

Për shembull futbollistet e Kosovës U17 dhe të Spanjës U17 janë vënë në një grup të Ligës A në kualifikimet për Kampionatin Evropian të këtij viti.

Bëhet fjalë për raundin e dytë kualifikues. Spanja U17 dhe Kosova U17 do të përballen më 1 mars në Oeiras të Portugalisë. Portugalia dhe Hungaria janë përfaqësueset e tjera të grupit 6 të Ligës A.

“Portugalia, Hungaria dhe Federata e Kosovës janë rivalet e Spanjës në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionat Evropian”, kishte shkruar në titull federata spanjolle pas tërheqjes së shortit.
Në fotografinë e publikuar në këtë tekst nga federata spanjolle, emri i Kosovës ishte paraqitur mirë dhe me flamur. Në tekst është shkruar drejt emri i Kosovës, ndërsa në një paraqitje të grupeve është shkruar “FEDERACION DE KOSOVO”.

Në tekste të tjera, së fundi në një të publikuar më 27 dhjetor, është shkruar “Federata e Kosovës” në vend të “Kosova”.

UEFA deri më tani nuk është treguar shumë e vendosur për të mos lejuar prezantimin diskriminues të Federatës së Futbollit të Spanjës, që po vazhdon me qasje të njëjtë.

Ka edhe vende të tjera evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, por që emrin e shtetit e shkruajnë drejt. Ndërkohë UEFA nuk lejon përballjet e Kosovës me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Rusinë. Përballjet nuk lejohen me ekipe përfaqësuese dhe me klube.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

Ferizaj ankohet për kartonë të verdhë

Ferizaj ankohet për kartonë të verdhë

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën