Në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve triumfon Spanja.
Spanja mposhti në finale Kroacinë vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, teksa 120 minuta lojë përfunduan me rrjeta të paprekura.
Shumë keqardhje për Kroacinë e Zlatko Dalicit dhe Luka Modricit, që humbin një tjetër finale të një kompeticioni madhor, pas Botërorit 2018.
Për mënyrë sesi u luajt kjo finale, ndoshta Kroacia meritonte më shumë, por fati nuk ishte më të në ekzekutimin e penalltive.
Portieri i Spanjës, Unai Simon ndali gjuajtjet e Lovro Majerit dhe të Bruno Petkovicit.
Të Spanja i vetmi që nuk realizoi penallti ishte Aymeric Laporte. Ai goditi traversën.
Nikola Vlashic, Marcelo Brozovic, Luka Modric e Ivan Perisic realizuan penalltitë për Kroacisë. Te Spanja të saktë ishin Joselu, Rodri, Mikel Merino, Marco Asensio dhe në fund Carvajal.
Ligën e Kombeve më herët e kanë fituar Portugalia e Franca dhe tani fituese e kësaj gare të UEFA-s është edhe Spanja.