TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SPAK ka dyshime se operacioni ku u lëshuan 33 urdhër-arreste u dekonspirua

nga tëvë1
10 muaj më parë
0
A A
SPAK ka dyshime se operacioni ku u lëshuan 33 urdhër-arreste u dekonspirua

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se operacioni në kuadër të të cilit u lëshuan 33 masa sigurie është dekonspiruar.

Klan News raporton se SPAK ka sekuestruar celularët e efektivëve të policisë dhe agjentëve të BKH-së që ishin në terren për të ekzekutuar masat e sigurimit.

Organi i akuzës kërkon që të zbulojë nëse ka pasur dekonspirim nga ana e uniformave blu për shkak të largimit të disa personave, ndaj të cilëve ishte caktuar masë sigurie.

Mes personave që i është marrë celulari për kontroll është edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Policia e Shtetit ekzekutoi në datën 31 Korrik 2024 masat e sigurimit të caktuara ndaj 13 personave, ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë.

Sjellim në vëmendje se hetimi i nisur prej vitit 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, çoi SPAK në zbardhjen e 6 vrasjeve, 2 grabitjeve, në kuadër të të cilave u lëshuan 33 urdhër-arreste.

Mes personave të vënë nën akuzë janë ish-gjyqtarë, punonjës policie dhe zyrtarë të burgut të Bradasheshit.

Ndërkohë 2 nga 33 urdhër arrestet janë për persona që gjenden në burg jashtë Shqipërisë. Mes tyre është dhe Franc Çopja i cili rezulton të jetë i burgosur në Belgjikë.

Ai së bashku me të vëllain e tij Hajdarin, dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve që janë zbardhur në Elbasan e Berat. Sipas SPAK, këto ngjarje kanë ardhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve, me qëllim sundimin e trafikut të kokainës në Europë.

E konkretisht bëhet fjalë për përplasjen mes grupit Çopja dhe Alibej. Njëra prej tyre e zbardhur tashmë nga SPAK është dhe “Masakra e Bradasheshit” në 2018, ku humbën jetën Endrit Alibej, Arben

Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay.

Vrasja kishte si motivacion sundimin e trafikut të kokainës. Ekzekutimi i Alibejt, kundërshtar direkt i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të Endritit.

Hasmëria mes tyre ishte aq e egër sa SPAK thotë se ka zbardhur dhe plane ekzekutimesh, mes të cilave 4 për vëllain e Endrit Alibejt, Erionin, por dhe personave të tjerë lidhje e afërt e tyre.

Por aktiviteti kriminal i dy vëllezërve Çopja, nuk ishte vetëm te trafiku drogës dhe vrasjet. Sipas Prokurorisë së Posaçme ato janë organizatorë të dy grabitjeve të realizuara një në 2018, dhe tjetra në 2019 në Rinas kur në pistën e aeroportit Nënë Tereza u morën rreth 4.6 milionë Euro.

Vëllezërit Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal në 2006 me shitjen e narkotikëve, e më pas e zgjeruan atë në Europë, çka i mundësoi atyre krijimin e një pasurie marramendëse. Me qëllim pastrimin e saj, një pjesë e të ardhurave u investuan në sektorin e ndërtimit, ndërsa një pjesë tjetër u fut në Shqipëri përmes pikave të këmbimit valutor, me qëllim kryerjen e pagesave për ngjarjet e porositura.

Po gjatë zhvillimit të këtij operacioni me urdhër të SPAK u sekuestruan 42 pasuri, si dhe 1 milionë euro cash

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

​Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

​Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

Plani i Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve po cilësohet si krijim i kampeve të përqendrimit

Plani i Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve po cilësohet si krijim i kampeve të përqendrimit

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X