Sot zhvillohen dy ndeshjet tejet interesante në gjysmëfinale të Wimbledonit.
Amerikani Taylor Fritz takohet me Carlos Alcarazin, ndeshje kjo që nis nga ora 14:00.
Kjo dyshe është takuar dy herë gjatë karrierës dhe tenisti spanjoll ka fituar në të dyja me rezultatin 2:0 në sete.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Janik Sinnerit dhe Novak Gjokoviqit, që nis nga ora 16:30.
Kjo dyshe është takuar disa herë, gjashtë fitore i ka Sinner dhe pesë fitore tenisti serb.