TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sot tentohet për herë të shtatë konstituimi i Kuvendit

nga teve1
27 Prill, 2025
1
A A
Sot tentohet për herë të shtatë konstituimi i Kuvendit

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e shtatë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Vazhdimi i seancës nga ora 10:00 është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari në vazhdimin e gjashtë të seancës për formimin e përbërjes së re të legjislativit.

Në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive, më 25 prill, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit, e cila në tentimet e deritanishme ka marrë 57 vota më së shumti.

Kjo ishte hera e katërt që partia e Albin Kurtit dështoi të marrë 61 votat e nevojshme për të parin e legjislativit.

LVV ka theksuar se bllokimi i Kuvendit nuk mund të shkojë në pafundësi, duke përmendur afatet ligjore që përcaktojnë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi.

Pikërisht, ky 30 ditësh është sot më 27 prill, pasi më 27 mars KQZ bëri certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.

PDK dhe AAK kanë thënë se partia e parë fituese duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për kryetar Kuvendi, derisa LDK ka paralajmëruar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.

Partitë politike nuk kanë përjashtuar shkuarjen në zgjedhje të reja, por për një gjë të tillë, së pari, duhet të bëhet konstituimi i legjislaturës së nëntë, pas së cilës ajo do të shpërbëhej dhe presidentja e Kosovës do të caktonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X