TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sot nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Sot nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot, nis gjykimi ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë, akuza që lidhen për periudhën e luftës së fundit në Kosovë, gjatë vitit 1998/99, raporton teve1.info.

“Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Speciale.

Reklamë

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022.

Gjykata Speciale ka njoftuar se 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

“Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK. Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

Përveç ish-krerëve, akuza për krime lufte janë ngritur edhe ndaj dy komandantëve Salih Mustafës e Pjetër Shalës. Mustafa në gjykimin e parë të përfunduar është dënuar më 26 vjet burgim, derisa gjykimi i Shalës ka filluar këtë vit. Ndërsa, dy pjesëtarët e tjerë, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, më parë janë dënuar për pengim administrativ të drejtësisë me 4 vite e tre muaj burgim.

Dje, në kryeqytet është mbajtur “Marshi për Drejtësi”, i organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë. Marshi, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, nisi në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. /teve1.info/

Tags: Gjykata SpecialeGjykimiish-kreret e UÇK-së
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aliaj: Sulmet ndaj Labanit, lojë politike kundër Gjykatës Kushtetuese

Aliaj: Sulmet ndaj Labanit, lojë politike kundër Gjykatës Kushtetuese

Drenori: Nëse VV nuk formon Qeverinë, alternativa e vetme janë zgjedhjet

Drenori: Nëse VV nuk formon Qeverinë, alternativa e vetme janë zgjedhjet

Partitë shqiptare bashkohen për zgjedhjet lokale në Graçanicë

Partitë shqiptare bashkohen për zgjedhjet lokale në Graçanicë

Thirrjet për vrasje të shqiptarëve, Kim Mehmeti: Shumica e maqedonasve mendojnë kështu

Thirrjet për vrasje të shqiptarëve, Kim Mehmeti: Shumica e maqedonasve mendojnë kështu

Aliaj: Sulmet ndaj Labanit, lojë politike kundër Gjykatës Kushtetuese

Aliaj: Sulmet ndaj Labanit, lojë politike kundër Gjykatës Kushtetuese

Drenori: Nëse VV nuk formon Qeverinë, alternativa e vetme janë zgjedhjet

Drenori: Nëse VV nuk formon Qeverinë, alternativa e vetme janë zgjedhjet

PSG-ja fituese e Superkupës me përmbysjen e madhe ndaj Tottenhamit

PSG-ja fituese e Superkupës me përmbysjen e madhe ndaj Tottenhamit

Prifti rus viziton Shqipërinë?!

Prifti rus viziton Shqipërinë?!

“Info Nata”- 13.08.2025

“Info Nata”- 13.08.2025

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Elon Musk kërcënon të padisë Apple, çfarë ka ndodhur?

Elon Musk kërcënon të padisë Apple, çfarë ka ndodhur?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X