TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sot mblidhen katër komisione parlamentare, diskutohen këto çështje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sot mblidhen katër komisione parlamentare, diskutohen këto çështje

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje ku në rend dite është shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021.

Për këtë është e ftuar ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci.

Po ashtu në këtë mbledhje do të mbahet edhe shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Kurse Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë në rend të ditës, takimin e anëtarëve të Komisionit me: Bujar Ejupi – Drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Naim Qelaj – Avokat i Popullit, dhe Jeton Koca – kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu do të ketë temë diskutimi edhe cështjen e kërkesës, peticionit të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara, si dhe do të ketë takim i komisionit me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly.

Ndërkaq në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot do të ketë raportim të ministres së ekonomisë Artane Rizvanolli, lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë.

Ndërsa në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të ketë raportim i ministrit Hajrulla Çeku lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të ketë në rend ditë shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu do të bëhet inicimi i procedurës për zgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të themelojë grupin punues për Projektligjin e Vlerësimit të ndikimit në mjedis.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Në rasti dënimi, çfarë kërkon mbrojtja e Thaçit nga trupi gjykues?

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën