Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të konferencës GLOBSEC.
“Fola me presidentin e Serbisë në margjinat e GLOBSEC-ut. Diskutuam për një numër të hapave konkretë të nevojshëm për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Sorensen në X.