Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar në Helsinki me Kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.
Temë e diskutimit mes tyre ka qenë edhe dialogu, për çka Sorensen ka thënë se kanë diskutuar në detaje, shkruan Reporteri.net.
“Vizitë pune shumë e mirë në Helsinki, e organizuar sot nga Ministria e Jashtme e Finlandës. Diskutuam në detaje dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, shkroi Sorensen në X.









