TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sopjani: Dita e diel në Banjskë ka ndryshuar lojën tërësisht

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sopjani: Dita e diel në Banjskë ka ndryshuar lojën tërësisht

Eksperti i sigurisë, Shkelzen Sopjani, tha se sulmi i së dielës në Banjskë, ka qenë ndryshues i lojës shumë i madh, e sidomos në procesin e dialogut me Serbinë.

Madje sipas tij, dita e diel i ka dhënë Serbisë tri leksione, teksa shtoi që tani e tutje nuk do të jetë më asgjë e njëjtë në raportet Kosovë-Serbi, shkruan teve1.info.

“Dita e diel, ka qenë një “game changer i madh”, në të gjitha rrafshet, duket përfshirë edhe procesin e dialogut. Ka qenë një ndryshues i lojës jashtëzakonisht i madh dhe unë plotësisht besoj që asgjë nuk do të jetë e njëjtë që nga e diela, në krahasim me para ditës së diel. Kjo është shumë evidente. E diela i dha Serbisë tri leksione, sepse qëllimi i tyre nuk ka qenë thjeshtë të vijnë e ta vrasin një person, por qëllimi i tyre ka qenë ta shpallin një lloj pavarësie  të asaj pjese. Kjo dëshmohet edhe me arsenalin që është gjetur”, deklaroi Sopjani në emisionin “Këndi i Debatit”.

Më tej, Sopjani vlerësoi që grupi terrorist në Banjskë, ka nënçmuar institucionet e Republikës së Kosovës dhe aftësitë e Institucioneve të Sigurisë.

“Ata gabuan në kalkulime në tri rrafshe. Rrafshi i parë gabuan në vlerësimin që e kanë pasur për reagimin e mundshëm të Policisë së Kosovës. Ata kanë nënçmuar institucionet e Republikës së Kosovës dhe aftësitë e institucioneve të sigurisë, këtu duke përfshirë edhe vetë inteligjencën. Ata nuk kanë besuar që do të ketë një reagim kaq shpejtë. E dyta, kanë keq kalkuluar në reagimin e mundshëm të KFOR-it. Ndërsa në rrethanën e tretë ku kanë keq kalkuluar, është se nuk kanë besuar që nuk do të reagojë popullata civile serbe në atë pjesë, që nuk do t’u dalin krahë”, shtoi tutje Sopjani në Tëvë1.

Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist, me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në fshatin Bajnskë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën