TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Smajljaj: Listat zgjedhore janë vazhdimësi e ofertës së mëparshme, pa ndryshime të mëdha

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Smajljaj: Listat zgjedhore janë vazhdimësi e ofertës së mëparshme, pa ndryshime të mëdha

Politologu Avdi Smajljaj ka vlerësuar se listat e subjekteve politike me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit përfaqësojnë një vazhdimësi të ofertës së mëparshme dhe janë brenda pritshmërive të opinionit publik.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, ai ka thënë se nuk është surprizuar nga përbërja e listave, pasi ato kryesisht përmbajnë emra që kanë qenë pjesë e procesit politik edhe më herët.

“Mendoj që oferta që e ofruan partitë politike mbrëmë është brenda asaj të pritshmes nga ajo që kemi pritur se çfarë do t’i ofrojnë partitë politike si kandidatë, të cilët pritet që në katër vitet e ardhshme të jenë zëri i qytetarëve. Në përgjithësi, te të gjitha partitë, me ndoshta ndonjë dallim në nuanca, është një ofertë e pritshme, jo shumë ndryshime të mëdha nga e kaluara. Dominojnë kryesisht emrat që kanë qenë edhe më parë. Në disa parti ka prurje më shumë sesa në të tjerat, por në përgjithësi e shoh si vazhdimësi të ofertës së mëparshme; janë mjaft të krahasueshme, normalisht disa qëndrojnë më mirë, disa jo edhe aq”, ka deklaruar ai.

Smajljaj ka theksuar se ofertat politike janë në njëfarë mënyre reflektim i kërkesave të qytetarëve, të cilët, sipas tij, nuk po e vlerësojnë mjaftueshëm institucionin më të rëndësishëm të demokracisë – Kuvendin e Kosovës.

“Si duket, ofertat që po i bëjnë partitë politike janë një lloj përgjigje ndaj kërkesës së qytetarëve, sepse duket sikur qytetarët ende nuk po i japin rëndësinë e duhur institucionit më të rëndësishëm në demokraci, siç është Kuvendi. Në bazë të kësaj, partitë pastaj nuk po kujdesen shumë që të ofrojnë njerëz që gjenerojnë besim te vetë partitë, por mbi të gjitha te Kuvendi, demokracia dhe shteti, sepse kjo është çështja esenciale mbi të cilën funksionon demokracia”, ka përfunduar Smajljaj.

Ndryshe,  paritë politike kanë publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Në listat e publikuara nga partitë politike ka pak emra të rinj, në krahasim me zgjedhjet e fundit të shkurtit.

LVV në listë ka vendosur Andin Hotin dhe Rufki Sumën.

Listës i prin Albin Kurti, kandidat për kryeministër, ndërsa në 10 e parë janë edhe Glauk konjufca,Donika Gërvalla-Schwarz , Avni Dehari,Albulena Haxhiu,Hekuran Murati,Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku,Shqipe Mehmeti Selimi.

Listës së PDK-së i prin Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i cili ka thënë se me mbi 50 kandidatë nga kjo listë garojnë për herë të parë.

Dhjetësha e parë e PDK-së: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari dhe Kujtim Gashi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku se lista e tyre është e së ardhmes me njerëz të dëshmuar.

Dhjetë të parët në listë janë: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku –Sadriu, Ferdi Agani.
LDK la jashtë Agim Veliun, ndërsa si emra të rinj në garë janë, Ukë Rugova, Adelina Thaçi, Ermal Sadiku.

AAK në listë ka futur Agim Çekun, ish-kryeministër i Kosovës.

Dhjetë të parët në listën e AAK-së janë, Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Edhe Nisma Socialdemokrate ka në listë 110 deputetë.

Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se nëse e kalojnë pragun do t’i bashkohen PDK-së në Kuvend./teve1.info/

Tags: Avdi SmajljajListat e kandidatëvezgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: Zbulimi i skandalit për Martin Berishaj mund ta rrëzojë Qeverinë

Bajrami kërkon rinumërim të plotë të votave dhe përgjegjësi ligjore për manipuluesit

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Emrat e komisionerëve dihen, Prokuroria të nisë hetimet për manipulimin e votave

​Familja nga Obiliqi fajëson qytetarët për vërshimet, bllokuan shtratin dhe urat e Sitnicës

​Familja nga Obiliqi fajëson qytetarët për vërshimet, bllokuan shtratin dhe urat e Sitnicës

Shala: Kurti po të ishte koordinuar me ndërkombëtarët, sot nuk do të kishim sanksione

Rënia e njësisë B2 në KEK, Shala paralajmëron krizë energjetike dhe rritje çmimesh

Njoftohet Komiteti Kombëtar Palestinez për menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës

Njoftohet Komiteti Kombëtar Palestinez për menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës

Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë

Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë

Shala: Kurti po të ishte koordinuar me ndërkombëtarët, sot nuk do të kishim sanksione

Rënia e njësisë B2 në KEK, Shala paralajmëron krizë energjetike dhe rritje çmimesh

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Manovra e votave në Kosovë – Rinumërimi nxjerr parregullsi të mëdha, kandidatët distancohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën