Sot gjatë ditës është publikuar raporti nga IKD i cili thotë se 37.5% e anëtarëve të Qeverisë kanë probleme me ligjin.
E për këtë çështje, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Florian Smajli në një intervistë në emisionin “Ditari” ka thënë se qeverisja me personat të cilët nuk kanë problem me ligjin është parim bazë që duhet me ndjek një Qeveri e cila synon qeverisjen e mirë.
Tutje, ai tha se kur cenohet besimi publik në vet institucionet publike, sipas tij largimi dhe pezullimi i këtyre personave është kërkesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara.
“Sot Instituti i Kosovës për Drejtësi në kuadër të javës kundër korrupsionit është duke publikuar disa raporte, sot njëra prej raporteve të publikuar është edhe Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar. Qeverisja me personat të cilët nuk kanë problem me ligjin është parim bazë që duhet me ndjek një Qeveri e cila synon Qeverisjen e mirë. Largimi dhe pezullimi i këtyre personave është kërkesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsion”, ka deklaruar Smajli.
Smajli ka thënë se nga gjashtëmbëdhjetë anëtarë të Qeverisë, katër kanë aktakuzë aktive dhe tre të tjerë janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm.
Madje ai ka përmendur edhe raportin e publikuar në tetor të vitit 2018, ku IKD ka theksuar se rastet të cilët zyrtarët e lartë të shtetit ditën e punës së tyre e fillojnë në Gjykatë në cilësinë e të pandehurit, sipas tij nuk janë të rralla.
“Kur cenohet besimi publik në vet institucionet publike atëherë largimi dhe pezullimi është kërkesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara, mirëpo nga gjashtëmbëdhjetë të Qeverisë, katër janë që kanë aktakuzë aktive dhe tre që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm, mirëpo në total i bie që janë gjashtë për shkak se një që përfshihet që ka aktakuzë aktive ka edhe dënim të formës së prerë. Në raportin e publikuar të tetor të vitit 2018, IKD ka theksuar se rastet kur zyrtarët e lartë të shtetit ditën e punës e fillojnë në Gjykatë në cilësinë e të pandehurit për para se të vazhdojnë të qeverisin me vendin nuk janë të rralla, kështu që e njëjta është duke vazhduar, ka shtuar ai ndër të tjera./teve1.info/
IKD: Tetë deputetë kanë probleme me ligjin, katër ministra me aktakuzë e tre me dënime aktive