TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Tetë deputetë kanë probleme me ligjin, katër ministra me aktakuzë e tre me dënime aktive

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
IKD: Tetë deputetë kanë probleme me ligjin, katër ministra me aktakuzë e tre me dënime aktive

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një konference për medie, të enjten ka publikuar raportin “Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”.

Ky raport u publikua në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024”, e cila me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile (IKD, FOL, INPO) me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

Florian Smajli, hulumtues në IKD, fillimisht tha se raporti tregon për deputetët dhe kabinetin qeveritar të cilët kanë ende probleme me ligjin. Po ashtu, raporti tregon edhe rastet kur personave të dyshuar për afera të mëdha korruptive u është ofruar mbrojtje qeveritare, si dhe skandalet të cilat për të cilat ende nuk ka përgjigje.

Derisa theksoi se qeverisja me persona të cilët nuk kanë probleme me ligjin është parim bazë që duhet ndjekur një Qeveri e cila synon qeverisjen e mirë. Për këtë parim tha se nënkupton mosmbajtjen e pozitave publike nga ana e personave të cilët kanë probleme me ligjin, në kuptim të aktakuzave aktive apo dënime të formës së prerë.

Më tutje, Smajli tha se duke njohur dhe kuptuar rëndësinë e  parimit të prezumimit të pafajësisë, sidoqoftë integriteti i institucionit dhe zyrtarit publik cenohet kur shfaqen situata ku zyrtarët publikë njërën pjesë të ditës e kalojnë në Gjykatë si të akuzuar dhe pjesën tjetër të ditës duke bërë politika publike.

Për këto raste, ai tha se padyshim që e cenojnë besimin e publikut në vetë institucionet publike. Largimi apo pezullimi i këtyre zyrtarëve është kërkesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsion.

Në bazë të monitorimit, IKD ka gjetur se Kuvendi aktualisht përbëhet nga tetë deputetë të cilët kanë probleme me ligjin, kurse Qeveria nga katër ministra me aktakuza aktive, dhe tre të tjerë që kanë dënime aktive. Përfshirë këtu kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në të dyja rastet.

Sa i përket rasteve kur Qeveria nuk ka proklamuar luftën kundër korrupsionit, Smajli theksoi rastin me rezervat shtetërore, dyshimet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dyshimet për keqpërdorime në KEK, si dhe dyshimet për kontratat njëburimore.

Ndërkaq, hulumtuesja e IKD-së, Shqiponjë Gashi tha se në rastet kur Qeveria akuzohet për dyshime në lidhje me keqpërdorime të caktuara, është kruciale të japë llogari publike.

Megjithatë, sipas saj, deri më tani, identifikohen një sërë çështjesh kur publiku i gjerë ka pasur dyshime të theksuara në raport me çështje specifike e të cilat nuk janë adresuar në mënyrë adekuate nga ana e Qeverisë.

Si raste të tillë, Gashi theksoi dyshimet për ndërhyrje në KEK, dyshimet për ambasadorin Martin Berishaj dhe dyshimet e fundit në lidhje me subvencionet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Raste këto të cilat trajtohen në këtë raport, si skandale pa përgjigje.

Në fund, ajo tha se zyrtarët do duhej të largoheshin vetë nga pozitat e tyre në rast të dyshimeve për keqpërdorime, por se në praktikë ndodhi e kundërta.

Sipas saj, kjo situatë do t’i mundësonte institucioneve të sistemit të drejtësisë që të qartësonin situatën derisa tek publiku dërgon një mesazh të fuqishëm integriteti. Përmes kësaj qasjeje, rastet e veçanta nuk lejojnë humbjen e besimit të publikut ndaj institucionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla publikon të dhënat e raportit: Kosova, e para në rajon në luftën kundër korrupsionit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën