TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Skender Hyseni lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Hyseni: Albin Kurti mund të shpallet non – grata, ishalla nuk ndodh kurrë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, i akuzuar për mosraportim të pasurisë.

Hyseni akuzohej se në cilësi të Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Aktgjykimi ndaj Hysenit u shpall të martën, nga gjykatësi Sabit Sadikaj.

Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se Hyseni ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Kundër këtij aktgjykimit, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh. Kurse, Hyseni lirohet nga shpenzimet gjyqësore.

Gjykatësi Sadikaj tha se gjykata erdhi në këtë vendim, duke u bazuar se mjetet me të cilat është blerë automjeti që rezulton i padeklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë, konkretisht automjeti “Volkswagen”, nuk është provuar se rrjedh nga ndonjë veprimtari kundërligjore, pra nuk ka dyshime se i akuzuari kishte ndonjë arsye për të mos e deklaruar këtë automjet, pasi kjo vepër kryhet vetëm me dashje.

Ndryshe, për këto akuza, Skender Hyseni, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 12 janar 2022.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 23 shkurtit 2022 e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit me arsyetimin se provat e grumbulluara japin bazë të mjaftueshme për dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë dhe ka bazë për ngritjen e aktakuzës aktuale.

Kundër këtij aktvendimi, brenda afatit ligjor ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Hyseni, avokati Podvorica për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, zbatimit të gabuar të ligjit penal dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Ndërsa, Prokurori i Apelit ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar, kurse aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

Kurse, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj të akuzuarit Hyseni, kurse kërkesa e avokatit Podvorica është refuzuar si e pabazuar.

Sipas aktakuzës së përpiluar në dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkonte Skender Hysenin se në formularin për deklarim të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

“InfoNata” 01.08.2025

“InfoNata” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X