TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Skandinavët preferojnë Shqipërinë – një milionë turistë në dy muajt e parë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Skandinavët preferojnë Shqipërinë – një milionë turistë në dy muajt e parë

Në dy muajt e parë të vitit Shqipëria është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e vitit të kaluar sa i përket numrit të turistëve.

Kështu deri në shkurt numri i turistëve arriti në 1 milion me rritje 33% nga një vit më parë. Por, një nga kritikat kryesorë për turizmin ka qenë ardhja e turistëve me të ardhura të ulëta.

Trendi po ndryshon, ndërsa shifrat tregojnë se gjithnjë e më shumë ka rritje të numrit për turistët nga Evropa perëndimore, por edhe zona më e pasur e kontinenti siç është Evropa Veriore, ku përfshihen edhe vendet skandinave, që kanë dhe pagat mesatare më të larta.

Shifrat tregojnë se në 2023-in turistët nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda ishin 109 mijë me rritje 76%. Përfaqësuesi i bizneseve nordike shprehet se skandinavët po gjejnë gjithnjë e më shumë interes te shqipëria

 “Hapja e Shqipërisë është një mundësi e madhe për ta për të parë një vend ish-komunist që është transformuar në muajt e fundit, ndërkohë që natyra e virgjër është një nga elementët e veçantë ndryshe nga ata që shohin në Spanjë apo vende të tjera të zhvilluara. Është një vend i larmisë i veçantë, sepse është një vend i vogël dhe ofron një llojshmëri ngjyrash si dhe ofron një llojshmëri klimaterike ku distanca nga deti në mal është relativisht 2-3 orë”, tha Bujar Zhuri, përfaqësues i “Grupi i Bizneseve Nordike”.

Këtë vit numri i tyre jo vetëm për turizëm, por dhe investime pritet të ketë rritje të ndjeshme nga Skandinavia

“Vendet që skandinavët kanë udhëtuar më së shumti në Evropë është Spanja, Greqia apo Turqia. Kohët e fundit Shqipëria është futur në listën e tyre dhe është prioritet për të vizituar Shqipërinë. Ka shumë artikuj, madje në një nga më të fundit ishte me titull “Harojeni Spanjën dhe Turqinë, por shikoni Shqipërinë”. Interesi jo vetëm, për turistë, por edhe si investitorë është mjaft i madh, pasi në Sarandë 600 norvegjezë kanë blerë shtëpitë e tyre”, tha Zhuri.

Shqipëria gjithashtu ishte mbajtësja e nderit në Panairin më të madh të turizmit në Berlin, ndërsa më herët promovimi nuk ka munguar as në konferencën e famshme botërore në Spanjë. Promovimi i Shqipërisë turistike nuk ka munguar as nga mediumet më të famshme evropiane./tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dronët rusë në Poloni, Trump i frustruar: Çfarë po ndodh?

Dronët rusë në Poloni, Trump i frustruar: Çfarë po ndodh?

Rritet në 64.656 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Rritet në 64.656 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

SPAK dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt, zbardhen akuzat për të dhe gruan e tij

SPAK dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt, zbardhen akuzat për të dhe gruan e tij

Katari paralajmëron se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit në Doha

Katari paralajmëron se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit në Doha

Vetëvendosje e vetmja që dërgoi komente në Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe

Vetëvendosje e vetmja që dërgoi komente në Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe

Çmimi i ulët i rrushit- Fermerët paralajmërojnë braktisjen e vreshtave

Çmimi i ulët i rrushit- Fermerët paralajmërojnë braktisjen e vreshtave

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër Mujkës dhe Muzliukajt për shkëmbimin e pronës në Mitrovicë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër Mujkës dhe Muzliukajt për shkëmbimin e pronës në Mitrovicë

AGK kritikon Osmanin: Postimi i presidentes është sulm ndaj gazetarëve

AGK kritikon Osmanin: Postimi i presidentes është sulm ndaj gazetarëve

ATK dhe AKI bashkojnë forcat për luftimin e evazionit dhe fenomeneve të tjera negative

ATK dhe AKI bashkojnë forcat për luftimin e evazionit dhe fenomeneve të tjera negative

Dronët rusë në Poloni, Trump i frustruar: Çfarë po ndodh?

Dronët rusë në Poloni, Trump i frustruar: Çfarë po ndodh?

Eriksen kalon në Gjermani, arrin marrëveshje me Wolfsburgun

Eriksen kalon në Gjermani, arrin marrëveshje me Wolfsburgun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X