TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AGK kritikon Osmanin: Postimi i presidentes është sulm ndaj gazetarëve

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
AGK kritikon Osmanin: Postimi i presidentes është sulm ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas postimit të presidentes Vjosa Osmani në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një sulm të ri ndaj gazetarëve dhe mediave.

Në një postim të gjatë në Facebook, Osmani shkruante për “përndjekjen e vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme që media të caktuara u bëjnë vajzave të mia të mitura”. AGK-ja thekson se raportimi për shkollimin e vajzave të presidentes, qoftë në shkollë publike apo private, është në interes të publikut dhe nuk mund të konsiderohet përndjekje.

Asociacioni shprehet i shqetësuar veçanërisht për një paragraf të postimit të Osmanit, ku thuhet:

“Asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë”.

Sipas AGK-së, ky është një shantazh i hapur publik ndaj gazetarëve dhe mediave, i cili dëmton sigurinë juridike dhe lirinë e medias në vend:

“Ky është një mesazh i papranueshëm dhe i rrezikshëm që vjen nga kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si alarm për sigurinë juridike të secilit qytetar të Kosovës,” thuhet në komunikatën e AGK-së.

AGK-ja i ka bërë thirrje presidentes Osmani që të ndalë praktikat jodemokratike të sulmeve ndaj mediave dhe të ushtrojë postin me përgjegjësi, duke garantuar dhe ruajtur lirinë e medias, detyrë kjo e parashikuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.

Tags: AGKarretimTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën