tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Skandalet me naftën, AVONET proteston para Ministrisë se Tregtisë

tëvë1 nga tëvë1
23/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti i Organizatave joqeveritare (AVONET)  sot ka protestuar para Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kundër mungesës së kontrollit të cilësisë së naftës në Kosovë dhe kundër mosveprimit të qeverisë.

Në këtë protestë është thënë se kjo qeveri po sillet si një aleate e industrisë së naftës kundër interesit publik.

“Kemi dëgjuar se si Shoqata e Naftëtarëve e Kosovës ka qenë pjesë dhe ka mbështetur ligjet e nisura nga kjo qeveri në lidhje me naftën që është një indikator i fuqishëm se kjo qeveri po mbron interesat e naftëtarëve dhe jo të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e AVONET.

Më tutje, ky rrjet i OJQ-ve i është referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku informaliteti konsiderohet problem serioz dhe Qeveria duhet të bëjë më shumë për kontrollimin e tregut.

“Sipas raportit për Kosovën të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) informaliteti konsiderohet si një problem serioz dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për të kontrolluar tregun e brendshëm dhe për të siguruar cilësi, për të mbrojtur konsumatorin, si dhe kompanitë formale, të cilat edhe paguajnë taksa. Raporti i FMN-së tregon se në Kosovë kemi një problem të veçantë me evazionin fiskal si rezultat i ekonomisë joformale dhe përmend mungesën e një Bordi funksional në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që nga marsi i vitit 2021”, thuhet në nkomunikatën e AVONET.

Më tej, ky rrjet i OJQ-ve thotë se raporti i FMN-së tregon se qeveria duhet të zgjerojë bazën tatimore dhe të luftojë informalitetin. Gjithashtu AVONET vlerëson se nivelet e larta të informalitetit në Kosovë ndikojnë negativisht në konkurrencën e ndershme në treg, kushtet e punës dhe zhvillimin e kompanive, dhe kështu kufizohet rritja ekonomike.

“Sipas Bankës Botërore dhe BE-së, sektori joformal i Kosovës përfaqëson një të tretën e punësimit total në vend. Informaliteti i lartë e dëmton bazën tatimore që kufizon buxhetin shtetëror për arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën. Një fushë e veçantë ku informaliteti është i përhapur është industria e naftës dhe qeveria ende nuk ka marrë mdonjë hap të rëndësishëm për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet në këtë sektor, që përfshin evazionin fiskal, si dhe hollimin dhe përzierjen e naftës. Problemet që ka Kosova me mungesën e kontrollit efektiv të cilësisë së naftës janë të dokumentuara mirë nga institucionet e Kosovës, gazetaria investigative dhe raportet ndërkombëtare”, thuhet më tej në komunikatën e AVONET.

Në fund, AVONET vlerëson se në Kosovë kemi të bëjmë me përzierje dhe hollim të naftës nga kompanitë që të rrisin fitimet e tyre. “Mungesa e cilësisë së naftës në Kosovë është e dëmshme për shëndetin publik dhe po ashtu dëmton veturat e secilit qytetar duke rritur kostot e mirëmbajtjes së tyre.  Krahas kësaj, praktikat korurptive nga kompanitë e naftës dëmtojnë buxhetin publikë duke shmangur pagesën e taksave”, përfundon komunikata.

Tags: Cmimi i naftesNaftetaret

Të ngjashëm

LAJMET

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
LAJMET

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

27/05/2023
LAJMET

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

27/05/2023
LAJMET

8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

27/05/2023
LAJMET

Anulohet tenderi për QKMF-në në Fushë Kosovë

27/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.