TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

S’ka mbledhje të Këshillit të Sigurisë edhe pas tensioneve në veri, kjo vlerësohet si neglizhencë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, nuk është thirrur ende në takim, ani pse gjendja në veri është në tension tash e tri ditë. Kjo po vlerësohet si neglizhencë, derisa institucionet heshtin karshi të kompetencave të tyre për thirrjen e këtij Këshilli.

by Florijeta Dernjani
3 vjet ago
0
A A
S’ka mbledhje të Këshillit të Sigurisë edhe pas tensioneve në veri, kjo vlerësohet si neglizhencë

Është dita e tretë e tensioneve në veri.

Në teren janë të angazhuar njësitet elitare të Policisë së Kosovës, KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin nga protestat e dhunshme të serbëve.

Kurse në Prishtinë krerët e institucioneve janë angazhuar në zhvillimin e takimeve me përfaqësues ndërkombëtarë.

Por, ende nuk është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Sipas Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, takimet thirren formalisht nga kryeministri.

“Kryeministri është i obliguar të thërras takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës apo shumica e anëtarëve të përhershëm Këshillit të Sigurisë së Kosovës formalisht kërkojnë takim. Takimet mbahen pas njoftimit paraprak, siç është e përcaktuar me rregulloret në fuqi”, thuhet në ligj.

Pra të drejtën për ta thirrur këtë këshill e mban kryeministria. Mirëpo takime mund të kërkojë edhe presidenca.

Andaj Tëvë 1 ka dërguar pyetje në Zyrën e Presidencës e atë të kryeministrit në lidhje për një thirrje të mundshme, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa ish ushtaraku, Kadri Kastrati, ka kritikuar mungesën e një takimi të tillë, duke konsideruar se duhet një koordinim më i theksuar.

Si neglizhencë të institucioneve, mos-thirrja e Këshillit të Sigurisë, vlerësohet edhe nga Anton Nrecaj nga Instituti CLARD.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka rol këshillues në të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe kontributin e tij për stabilitetin rajonal, në kohë të zakonshme.

Derisa, kompetencat e tij fuqizohen në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke marrë kompetenca të ekzekutivit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit

“InfoNata” 26.08.2026

“InfoNata” 26.08.2026

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

88 ditë protestë në Tiranë

88 ditë protestë në Tiranë

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën