TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

nga tëvë1
15 Maj, 2025
1
A A
S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Nuk ka prodhuar ndonjë marrëveshje për zgjidhje të ngërçit në Kuvend takimi i parë konsultativ mes presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive parlamentare shqiptare.

Pas takimit krerët e partive të PDK-së, LDK-së e AAK-së kanë shprehur qëndrimet e njëjta që kishin para seancës.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së nuk është deklaruar për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit ka thënë se ka vullnet nga liderët për zgjidhjen e krizës, por që në takimin e parë nuk ka pas ndonjë marrëveshje.

“Në takimin e parë i kam inkurajuar liderët e partive politike që në funksion të realizimit të këtij parimi kushtetues të gjejnë zgjidhjet e përbashkët për konstituimin e Kuvendit që përveçse do të siguronte sigurimin e institucioneve po ashtu do të hapte rrugë edhe për krijimin e qeverisë së re. me lejoni të sqaroi se ky është vetëm takimi i parë dhe natyrisht nëse shihet e nevojshme nga java tjetër do të takojë edhe liderët e partive individualisht për të vazhduar pastaj edhe me formatet e tjera sipas nevojës”, ka deklaruar ajo.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar në Presidencë, ku u diskutua për situatën e krijuar pas dështimit të zgjedhjes së kryetares së Kuvendit.

Krasniqi u shpreh se nuk pret që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të tërhiqet nga kandidatura e propozuar për kryesuese të legjislativit, duke shtuar se një hap i tillë do të ishte i nevojshëm për të dalë nga bllokada aktuale.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik.

Sipas Abdixhikut partitë politike kanë qëndruar kryesisht në pozicionet e tyre paraprake dhe nuk ka pasur as iniciativë për zhbllokim të gjendjes.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ishte fare i shkurtër, duke konfirmuar se paraqiti qëndrimin e njohur të partisë që e drejton.

“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, ka thënë ai.

Osmani do të zhvillojë takim edhe me përfaqësuesit e partive të minoriteve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X