TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​S’ka gjobë për Kurtin, arsyetohet mosparaqitja e tij në Prokurorinë Speciale

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​S’ka gjobë për Kurtin, arsyetohet mosparaqitja e tij në Prokurorinë Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka arsyetuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti i cili nuk u paraqit sot për të dëshmuar në një rast penal. Ndaj tij nuk do të pasojë gjobë pasi që mos-paraqitja e tij u tha se u bë për shkak se ai ishte në një udhëtim jashtë vendit – të planifikuar më herët.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi tha se paraditen e së hënës janë njoftuar se kryeministri e ka të pamundur paraqitjen në këtë institucion. Ajo tha se do të përgatitet një tjetër ftesë për Kurtin.

Sipas hulumtuesit në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, nuk ka ndonjë afat specifik se kur duhet të bëhet ftesa e radhës për intervistim.

“I mbetet në vlerësim prokurorëve të rastit që të përcaktojnë datën e radhës duke u bazuar në agjendën e tyre në punën e tyre të përditshme. Nuk ka ndonjë afat specifik si në rastin konkret”, shprehet ai.

Shala thotë se shqiptimi i gjobës nuk aplikohet në rastet kur prokuroria e pranon si të arsyeshme mungesën.

“Arsyet e dhëna në rastin konkret duket se i ka akceptuar si të pranueshme edhe Prokurori i Shtetit, dhe në këtë situatë përderisa vlerësohet se një mungesë dhe një mos paraqitje është e arsyeshme edhe nuk vije në shprehje çështja e shqiptimit të gjobave. Ndërsa, në situatën kur mos paraqitja nuk është e arsyetuar dhe arsyet nuk janë të pranueshme për Prokurorin e Shtetit, atëherë janë të përcaktuara edhe masat në Kodin e Procedurës Penale, është fillimisht gjobitja në vlerë prej 250 eurove, dhe pastaj nëse përkundër gjobitjes nuk paraqitet apo refuzon të dëshmojë, Kodi ka përcaktuar situatat që mund të burgoset, por derisa të përfundojë procedura, por më se shumti kjo burgosje mund të zgjatë 1 muaj”, thotë Shala, shkruan KP.

Sipas Shalës, nëse Kurti nuk ka asgjë për të fshehur, ftesa për të dëshmuar nuk duhet të shihet problematike.

“Duhet ta shoh si diçka shumë normale…akuzat e tilla nuk është se janë diçka të mbështetura në gjendjen faktike, për shkak se konsiderohet të jetë thjesht një proces normal”, shprehet Shala.

Pas deklarimit të Prokurorisë Speciale, nga Qeveria e Kosovës thanë se Kurti ka shprehur gatishmërinë “t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”.

Nga Zyra e tij thanë se ai është jashtë vendit në “një agjendë të konfirmuar kohë më parë”.

Tags: albin kurtigjobaProkuroria Speciale
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Prej këtij momenti punimet janë të ndaluara”- Inspektorati i Punës me kontrolle të rrepta për sigurinë në punë

Inspektorati ndalon përkohësisht punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Therën me thikë dy persona në Fushë-Kosovë, arrestohen dy të dyshuarit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Dyshohet për dhunimin e dy grave në Kaçanik, arrestohen dy burra

Protestuesit shqiptarë u mblodhen para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen

Pse nuk rekomandohet të shtoni zbutës rrobash kur lani peshqirët?

Pse nuk rekomandohet të shtoni zbutës rrobash kur lani peshqirët?

Osmani publikon foto me Bill Clintonin nga pritja e Clinton Global Initiative

Osmani publikon foto me Bill Clintonin nga pritja e Clinton Global Initiative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën