TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sivjet ekonomia sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Pak qytetarë dorëzojnë fakte për krimet e luftës të kryera nga Serbia

Sfidat e ndryshme të cilat e përcollën ekonominë e vendit gjatë 2023-s, parashihet se do ta përcjellin edhe sivjet. Kështu të paktën vlerësojnë njohës të ekonomisë dhe deputetë të opozitës. Sipas tyre, ekonomia zor se mund të dalë nga kriza gjatë këtij viti. Por, optimistë se do t`ia dalin janë deputetët e partisë në pushtet.

Kriza ekonomike vlerësohet se do të jetë kryefjala e zhvillimeve të cilat do ta përcjellin vendin gjatë këtij viti.  Kështu të paktën thonë njohës të kësaj fushe dhe deputetë të opozitës, sipas të cilëve, mungesa e fuqisë punëtore, projekteve të reja e investimeve, do ta rëndojnë gjendjen në këtë sektor.

“Viti 2024 do të jetë vetëm një vazhdimësi e sfidave me të cilat është ballafaquar Kosova gjatë vitit 2023. Agjenda politike do të jetë dominante falë dialogut dhe presionit ndërkombëtar. Sektori privat do të ketë sfidat e veta sa i përket mungesës së fuqisë punëtore dhe vetë fakti që kemi një buxhet i cili është më tepër i natyrës sociale se sa zhvillimore jep një paralajmërim se viti 2024 mund të jetë vit zgjedhor”, ka theksuar Safet Gërxhaliu, njohës i fushës së ekonomisë.

Deputetja nga radhët e shumicës, Jeta Statovci, shprehet se do të mbështesin të gjitha projektet të cilat janë të rëndësishme për qytetarët.

“Në momentin që do të ketë projekte të mira dhe vitale, natyrisht se e kanë gjetur dhe do të gjejnë mbështetjen”, ka thënë ajo.

Nga opozita mendojnë se qeveria ka dështuar në realizim të projekteve.

“Sigurisht që kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë tek jeta e qytetarëve sepse ata nuk do të kenë mundësinë që të rregullojnë infrastrukturën parësore qysh janë rrugët, spitalore e shkollore. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre”, ka theksuar për RTK, Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së.

Kurse, Albana Bytyqi, deputete e AAK-së ka theksuar se 90% të projekteve janë të bartura nga viti 2022-2023.

“Për shembull e kemi komunën e Suharekës ku nuk kemi asnjë projekt të ri, kemi edhe komunat tjera. Në Suharekë në komunën nga ku unë vi kemi të ndara vetëm 100 mijë euro për ndërtimin e stadiumit”, ka thënë ajo.

Sipas Institutit GAP, 83% e shpenzimeve kapitale për këtë vit janë për vazhdimin e projekteve të mëhershme, ndërsa 17% për projekte të reja.

Nga Banka Qendrore e Kosovës parashikojnë që rritja ekonomike për vitin 2024 do të jetë 4.2 për qind, nga 3.4 sa ishte vitin e kaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia sekuestron arsenal armësh, nga Podujeva planifikohej të transportoheshin në Gjermani

Policia sekuestron arsenal armësh, nga Podujeva planifikohej të transportoheshin në Gjermani

Pamje ekskluzive: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Pamje ekskluzive: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Peja e Lipjani s’e duan Abdixhikun, i humbi tri palë zgjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Presidenti i Shqipërisë sot në Kosovë

Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Formacionet zyrtare Bosnjë – Katar

Formacionet zyrtare Bosnjë – Katar

Xhaka i prekur nga akuzat kundër tij

Xhaka udhëheq Zvicrën ndaj Kanadasë

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Peja e Lipjani s’e duan Abdixhikun, i humbi tri palë zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën