Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në aktivitetet me rastin e 118 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Ai është pritur në Manastir nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali.
“Mirë se erdhe, vëlla Albin Kurti, në Shtëpinë e Alfabetit tonë, në Manastir”, ka shkruar Sali.
Kurti gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut është takuar edhe me udhëheqësit e VLEN-it, Bilall Kasami e Izet Mexhiti.








