TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Situatë alarmante, 35 të lënduar nga festimet me mjete piroteknike

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
Disa komuna ndalojnë fishekzjarrët për fundvit, ekspertët kërkojnë më shumë vetëdije nga qytetarët

Shefi i ndërrimit në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, ka bërë të ditur se vetëm nga ora 22:40 janë regjistruar gjithsej 35 raste të lëndimeve si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve janë me lëndime serioze, të cilat mund të shkaktojnë pasoja afatgjata dhe madje invaliditet të përjetshëm.

Ai ka theksuar se në mesin e të lënduarve ka edhe raste me dëmtime të rënda të syrit.

Një nga pacientët është transferuar në repartin e Oftalmologjisë, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje.

“Mund të konsideroj që gjendja është alarmante, prej orës 22:40 numri ka arrit nga lëndimet me mjete piroteknike 35.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me lëndime serioze, me lëndime që mund të lënë edhe invaliditet të përjetshëm. Kemi edhe me lëndime të syrit, është një që është transferu në repartin e Oftamologjisë dhe atje është nënshtru”.

“Kjo është një gjendje e cila është shumë e rëndë. Mosha e të lënduarve është e ndryshme, kryesisht dominojnë mosha fëmijërore, por ka edhe mosha më të vjetra, por kryesisht janë mosha të reja dhe më të vegjël. Ka 10 vjet, 12 vjeçar, 15 vjet, 17 vjeçar, por edhe mosha më të vjetra”.

Govori tha se lëndime të tilla mund të lënë pasoja permanente tek të lënduarit, shkruan kp.

“Lëndimet me mjete piroteknike nuk japin rrezik për jetë, mirëpo janë lëndime serioze që lënë invaliditet të përjetshëm. Mund të ketë amputime të gishtave, për shkak të lëndimeve, mirëpo edhe këta që janë me lëndime të syve ekziston mundësia që do të mbesin domethënë me njërin sy me lëndim serioz që nuk do të funksionojë të pamurit”, tha Govori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

E hëna me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën