TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Situata e sigurisë vlerësohet e ndjeshme, Serbia konsiderohet si faktor destabilizues në rajon

Në konferencën e organizuar Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur për rrezikun që paraqet Serbia për sigurinë e rajonit. Ai ka kërkuar nga BE t’i jepet shtysë Kosovës drejt integrimit evropian, si përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë.

nga Shpat Blakcori
1 vit më parë
0
A A
Situata e sigurisë vlerësohet e ndjeshme, Serbia konsiderohet si faktor destabilizues në rajon

Konferenca e organizuar Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë, i mblodhi përfaqësuesit shtetëror të Kosovës, diplomatë evropian si dhe akterë të ndryshëm nga shoqëria civile.

Këtë konferencë e hapi, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Shefi i qeverisë, para medieve foli sërish për rrezikun që paraqet Serbia në rajon, andaj sipas tij duhet t’i jepet shtysë Kosovës drejt integrimit evropian, si përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë.

“Mungesa e përparimit në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me mungesën e demokracisë dhe mbrojtjes së fortë të të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut, por në sjelljen e një regjimi autoritar sepse Serbia nuk është e interesuar për anëtarësim në NATO apo BE. Ajo kërkon të bllokojë përparimin e gjithë rajonit, duke frenuar të gjithë rajonin”, tha Kurti.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se rajoni dhe Evropa janë në një periudhë të rëndësishme dhe kritike për paqen dhe sigurinë.

Se situata e sigurisë vazhdon të jetë e ndjeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e thotë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Ai përmendi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë që kulmuan me 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga një formacion terrorist.

Kurse eurodeputeti, Lukas Mandl, thotë se i takon Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë më shumë për t’i normalizuar marrëdhëniet, megjithatë ai thotë se edhe BE mund ta ndërmjetësoj më mirë këtë proces.

“I takon Kosovës dhe Serbisë që të flasin shtruar për problemet që ato kanë më njëra tjetrën, në mënyrë që të arrihen rezultate. Por edhe Bashkimi Evropian mund ta ndërmjetëoj më mirë këtë proces, ka hapësira për përmirësime. Unë do t’i dërgoj disa rekomandime në Parlamentin Evropian, për këtë çështje”, tha eurodeputeti.

Ndërkaq, analisti politik, Alejandro Esteso Perez, thotë se Serbisë nuk i bëhet vonë për një marrëveshje finale me Kosovën dhe se po pret rrethana të tjera më të mira për ta bërë një gjë të tillë.

“Serbia është shumë komode me situatën aktuale politike. Serbia preferon status-quo sepse është anëtare e plotë e shumë organizatave ndërkombëtare dhe njihet ndërkombëtarisht. Pra Serbia po vazhdon ta bllokoj Kosovën dhe synon të blej më shumë kohë derisa të krijohen rrethana të tjera gjeopolitike ku mund të përfitoj diçka më shumë. Në anën tjetër Kosova ka nevojë shumë më shumë për Bashkimin Evropian, prandaj është në një pozitë shumë më të vështirë në negociata”, tha Esteso Perez.

Nga blloku evropian e kanë theksuar vazhdimisht, se pa normalizim të raporteve Kosova dhe Serbia nuk mund të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.

Tags: (FES)albin kurtiGlauk Konjufca
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Vazhdojnë temperaturat e larta, sot 38 gradë

Vdes një person nga Prizreni pas plagëve të marra nga goditja me thikë

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Policia ndalon veturën pa targa në Leposaviq, i dyshuari i kërcënon policët dhe më pas dorëzohet

Gjashtë vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

22 vatra zjarri aktive në Kosovë – situatë e rënduar në Kçiq të Vogël, kërkohet ndihma e KFOR-it dhe FSK-së

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Vazhdojnë temperaturat e larta, sot 38 gradë

Vdes një person nga Prizreni pas plagëve të marra nga goditja me thikë

Izraeli vret gazetarin e njohur palestinez të rrjetit Al Jazeera, Anas al-Sharif

Izraeli vret gazetarin e njohur palestinez të rrjetit Al Jazeera, Anas al-Sharif

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Policia ndalon veturën pa targa në Leposaviq, i dyshuari i kërcënon policët dhe më pas dorëzohet

Gjashtë vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

22 vatra zjarri aktive në Kosovë – situatë e rënduar në Kçiq të Vogël, kërkohet ndihma e KFOR-it dhe FSK-së

Maqedonci thotë se ShBA-ja është faktor kyç në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë së FSK-së

Maqedonci flet për marrëveshjet ushtarake me ShBA e anëtarësimin në NATO

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, jam në terren për të bërë krejt çka mundem

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, jam në terren për të bërë krejt çka mundem

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X