TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Siria rikthehet në Ligën Arabe

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Siria rikthehet në Ligën Arabe

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe, e kanë miratuar vendimin për rikthim të Sirisë në këtë trup, pas më shumë se një dekade të pezullimit.

Sipas një zëdhënësi të Ligës, ky vendim tregon përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Në vendim është thënë se Siria do të mund të marrë pjesë në takime menjëherë, dhe në të është përmendur edhe nevoja e dhënies fund të luftës civile në këtë shtet.

Vendimi është marrë në një takim me dyer të mbyllura në Kajro.

Ndonëse disa shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë bërë thirrje për normalizim të lidhjeve me Assadin, të tjerë, përfshirë Katarin, refuzojnë normalizim të plotë, pa një zgjidhje politike të konfliktit sirian.

Disa kanë kërkuar edhe vendosjen e kushteve për kthim të Sirisë në Ligë, siç është rasti i Jordanisë.

Në vendimin e së dielës është përmendur që Jordania, Arabia Saudite, Iraku, Libani dhe Egjipti, do të krijojnë një grup kontakti, për të ndërmjetësuar komunikimin me Qeverinë siriane, dhe që të gjendet zgjidhje për krizën.

Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe është pezulluar më 2011, pas shtypjes së protestave në rrugë kundër Assadit.

Për pasojë, shteti është përfshirë në luftë civile dhe janë shkatërruar pjesë të mëdha të territorit. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Protesta e opozitës në Shqipëri, molotov ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit, 7 policë të plagosur

Protesta e opozitës në Shqipëri, molotov ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit, 7 policë të plagosur

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Valon Berisha transferohet te Zurichu

Valon Berisha transferohet te Zurichu

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Prishtina huazon Namanin te Gjilani

Prishtina huazon Namanin te Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën