TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sinner bën mrekullinë në Australian Open, eliminon Djokovic dhe prek finalen

nga tëvë1
26 Janar, 2024
0
A A
Sinner bën mrekullinë në Australian Open, eliminon Djokovic dhe prek finalen

Jannik Sinner bën të madhin përballë Novak Djokovic. Tenisti italian eliminoi numri një të botës në gjysmëfinalen e Australian Open falë një fitore me shifrat 3-1. Dy setet e para nuk kishin shumë histori dhe u dominuan tërësisht nga 22-vjeçari, që e mposhti serbin 6-1 dhe 6-2.

Seti i tretë pati nevojë për “tie-break” që shkoi për Djokovic me shifrat 7-6 (8-6), por edhe në këtë set, Sinner e pati mundësinë për ta mbyllur ndeshjen, por nuk ia doli. Megjithatë, në setin e katërt, Sinner u rikthye dominues dhe e mbylli me shifrat 6-3 duke arritur kështu finalen e parë Grand Slam në karrierë dhe duke eliminuar fituesin e 10 turneve Australian Open.

Falë këtij suksesi, italiani i jep fund edhe ecurisë prej 33 fitoresh radhazi të Noles në tokën australiane. Hera e fundit kur Djokovic mposhtej në Australian Open ishte në vitin 2018, në turin e 1/16-tave ndaj koreano-jugorit, Hyeon Chung.

Sinner duket se ia ka marrë dorën Novak Djokovic, teksa e ka mposhtur në tre nga katër përballjet e fundit ndërsa kjo fitore mund të konsiderohet edhe si një “hakmarrje” e talentit italian për atë eliminim përballë serbit në gjysmëfinalen e Wimbledon gjashtë muaj më parë.

Tashmë, me një biletë për në finale, Sinner do të presë të përballet të dielën për titullin e parë Grand Slam në karrierë me fituesin e çiftit, Daniil Medvedev-Alexander Zverev.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkimi prezanton trajnerin malazias Jovoviq për sezonin e ri

Bashkimi prezanton trajnerin malazias Jovoviq për sezonin e ri

Tragjedi në botën e motorsportit: Vdes në moshën 20-vjeçare Borja Gomez

Tragjedi në botën e motorsportit: Vdes në moshën 20-vjeçare Borja Gomez

Sevilla konfirmon marrëveshjen me klubin saudit për transferimin e Ivan Rakitic

Rakitiq vendos të pensionohet nga futbolli

MKRS-ja premton 4.5 milionë euro për stadiumin e Drenasit

MKRS-ja premton 4.5 milionë euro për stadiumin e Drenasit

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X