TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sindikatat e sektorit privat kërkojnë që paga minimale të jetë 500, jo 350 euro

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Sindikatat e sektorit privat kërkojnë që paga minimale të jetë 500, jo 350 euro

Nga 1 tetorit paga minimale pritet të bëhet 350 euro. Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën. Por sipas Sindikatës së Sektorit Privat, kjo rritje është papranueshme pasi kërkohet që paga minimale të bëhet 550 euro.

Një ditë pasi paga minimale prej 264 euro hyri në fuqi, Qeveria propozoi rritjen e saj.

Nga 264 euro sa është aktualisht, ekzekutivi mori vendim për rritjen e pagës minimale në 350 euro.

Për të parin e ekzekutivit, minimalja prej 264 eurove tani është e pamjaftueshme dhe e vjetruar.

“Procedimi i atëhershëm për pagën minimale ishte 264 euro bruto në muaj që përbënte një rritje substanciale prej 103 për qind për moshat 35 vjeç, krahasuar me pagën minimale paraprake. Por që nga ai propozim, ligji u bllokua në kuvend nga opozita dhe pastaj u dërgua në Gjykatë Kushtetuese ku u vonua për 11 muaj. Marrë parasysh këtë distancë kohore edhe niveli prej 264 euro sot duket i vjetruar dhe i pamjaftueshëm. Prandaj sot do të miratojmë një nivel tjetër që reflekton zhvillimet e këtyre dy viteve dhe realitetin në shoqëri. Niveli i ri pagës minimale do të jetë 2 euro për orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Kjo pagë minimale e re do të prek mbi 150 mijë të punësuar që punojnë me paga më të ulëta se 350 euro në muaj”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për Sindikatën e Sektorit Privat e pamjaftueshme është edhe shuma prej 350 eurosh.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi e quan sërish të papranueshme  këtë shifër.

“Këto rritje prej 6.8 cent tek paga minimale është diçka qesharake që unë për veti nuk e di qysh nuk iu vije keq. Sot është deklaruar kryeministri i Kosovës se paga bruto është 350 euro shumë kush nuk e kupton mire, realisht mendoj që kjo pag mund të sillet rreth 310 euro. Edhe paga 264 euro edhe pak sot që është arritur pajtueshmëria në Qeverinë e Kosovës janë inekzistente sepse kjo pagë ka ardhur shumë me vonë po që kishte ardhur në fillim të mandati do të kishte vlerë vetë. Unë jam i obliguar të flas në emër të punëtorëve dhe punëtorët nuk pranojë asnjë pagë nën 500 euro”, tha ai.

E kjo rritje për profesorin e ekonomisë, Median Hashani është një mashtrim nga ana e Qeverisë.

“Ky vendim që është marrë sot ma shumë ka të bëjë me një mashtrim optik me qytetarët sepse nuk ka të bëjë fare me ndonjë rritje të qëndrueshme duke u bazuar në vendimet  të cilat i ka marrë kjo Qeveri kryesisht kanë qenë vendim ad -hoc dhe për me pas vendim të pagave nuk mund të shkohet në rritje të nivelit nga 250 në 350n euro mirëpo është dashtë te rritet koeficienti duke pasur parasysh inflacionin që është duke mbizotëruar në Kosovë”, tha profesori Hashani.

Kurse nga Oda Ekonomike, thonë se Qeveria nuk u konsultua fare me bizneset për ndryshimin e radhës
së pagës minimale.

“Ne si përfaqësuesit të sektorit privat, si përfaqësues të biznesit nuk e kemi pas një komunikim me Qeverinë ose në kuadër të Këshillit për Zhvillim Ekonomik dhe Invstim që kemi pasur takim me kryeministrin, në asnjërin takim nuk u paraqit kjo ideja ose propozimi i ngritjes se pagës minimale. Kërkesa jonë ka qenë që të kem dialog publiko – privat, me institucione publik, në mënyre që bizenest të përgatiten për impelmetimin e atij ligji”, tha Lulzim Rafuna nga OEK.

Vendimi për rritjen e pagës minimale pritet të hyjë në fuqi nga data 1 tetor dhe nga kjo rritje sipas Qeverisë, do të preken rreth 150 mijë të punësuar, kryesisht në sektorin privat. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën