TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit

Hekuri është një mineral thelbësor që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në organe dhe inde. Kjo është e rëndësishme sepse çdo qelizë në trup ka nevojë për oksigjen për të funksionuar siç duhet.

Megjithatë, rrethana të caktuara, të tilla si humbja e gjakut, një dietë jo e shëndetshme ose përthithja e dobët e hekurit, mund të bëjnë që nivelet e hekurit të ulen shumë, duke krijuar një mungesë.

Ndonëse shumica e njerëzve nuk e dinë se kanë mungesë hekuri derisa të bëjnë një test gjaku, ekspertët renditin disa simptoma që mund të jenë tregues.

Lodhja

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit, por mund të jetë e lehtë të neglizhohet.

Nëse keni qenë jashtëzakonisht të lodhur për më shumë se një muaj dhe ndiheni të dobët, nervoz ose të paaftë për t’u përqëndruar, mund t’ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ndjenja e të ftohtit

Duart dhe këmbët e ftohta mund të jenë pasojë e anemisë nga mungesa e hekurit.

Njerëzit me anemi kanë qarkullim të dobët të gjakut në të gjithë trupin e tyre sepse nuk kanë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të siguruar oksigjen në indet e tyre.

Dëshira për të ngrënë akull

Një tjetër simptomë e mungesës së hekurit është një dëshirë e fortë për akull.

Kjo gjendje, e quajtur pagofagia, është një çrregullimi që i bën njerëzit të hanë substanca që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.

Një studim i botuar në revistën Medical Hypotheses sugjeron se ngrënia e akullit mund të rrisë energjinë e atyre që vuajnë nga mungesa e hekurit.

Nevoja për të lëvizur këmbët

Disa njerëz që vuajnë nga mungesa e hekurit përjetojnë një çrregullim neurologjik që shkakton një dëshirë të parezistueshme për të lëvizur këmbët. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje të mprehtë, mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë./telegrafi

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse duhet të pini ujë deti?

Pse duhet të pini ujë deti?

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi

​Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

​Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

IKShPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në deti

IKShPK: Shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy persona të vdekur

“InfoNata” 23.09.2026

“InfoNata” 23.09.2026

Prezantohet Motorola Signature 27

Prezantohet Motorola Signature 27

Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales

Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere

Mehmeti: BE-ja drejt zhbërjes si Jugosllavia – lufta në Evropë ka filluar

Mehmeti: BE-ja drejt zhbërjes si Jugosllavia – lufta në Evropë ka filluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën