TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sillen në gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Sillen në gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Të akuzuarit për pjesëmarrje në vrasjen e Liridona Ademajt janë sjellë sot në gjykatë, ku pritet të mbahet seanca e fundit e këtij rasti.

Gjatë kësaj seance, pritet që palët të paraqesin fjalët përfundimtare, duke i hapur rrugë vendimit përfundimtar të gjykatës.

Në këtë rast janë të akuzuar Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Në seancën paraprake, e cila u mbajt së fundmi, u parashtruan pyetje lidhur me jetën private të të akuzuarve dhe u shpall i mbyllur shqyrtimi gjyqësor.

Sipas aktakuzës, tre të akuzuarit ishin marrë vesh paraprakisht për kryerjen e vrasjes, ku Granit Plava dyshohet se e ka kryer aktin, ndërsa Naim Murseli kishte marrë përsipër t’i paguante atij shumën prej 30 mijë eurosh.

Prokuroria pretendon se i gjithë plani ishte organizuar nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si pasojë e problemeve në raportet familjare dhe martesore, që sipas aktakuzës çuan në motivin e hakmarrjes.

Tutje, në aktakuzë thuhet se fillimisht Murseli ia kishte shpalosur planin Kushtrim Kokallës, i cili kishte refuzuar të ndihmonte drejtpërdrejt në realizimin e vrasjes.

Megjithatë, ai më pas kishte ndërmjetësuar duke e vënë në kontakt Murselin me Granit Plavën.

Po ashtu, sipas dosjes së prokurorisë, arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Tom Dodajt, për shumën prej 280 eurosh, bashkë me 20 fishekë.

Në seancën fillestare më 31 janar 2025, Murseli është deklaruar i pafajshëm.

Plava nuk është deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kokalla ka kërkuar kohë për t’u konsultuar me mbrojtjen./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona të arrestuar në Podujevë, policia konfiskon dy armë dhe mbi 15 fishekë

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 27-vjetorin e themelimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 27-vjetorin e themelimit

26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës

26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës

Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues

Sekuestrohet një armë zjarri me gjashtë fishekë në Skenderaj

Sekuestrohet një armë zjarri me gjashtë fishekë në Skenderaj

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Moti për sot, temperaturat pritet të shënojnë rënie të theksuar në mesjavë

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare mblidhen sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën