TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si vlerësohen gjyqet për krime lufte që po zhvillohen në Kosovë?

Javëve të fundit disa raste të krimeve të luftës morën epilog. Disa prej të akuzuarve u dënuan, e disa të tjerë u liruan nga disa vepra të krimeve të luftës.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
1 0
A A

Vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti, u dhanë tre verdikte për krime lufte.

15 vite burgim i mori Zoran Vukotiq, e 15 vite Zhivojin Nesiq.

E nga akuzat për krime lufte, për shkak të mosvërtetimit të akuzave, u lirua nga përgjegjësia penale Gavrilo Milosavleviq.

Këto janë vetëm disa nga vendimet që departamenti special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shqiptuar në gjyqet për krime lufte.

“Vetëm gjashtë muajt e fundit kemi pasur 5 aktgjykime të shkallës së parë për veprat penale të krimeve të luftës. Sigurisht, pas vlerësimit të provave Gjykata apo trupi gjykues kanë marrë vendimet, ashtu siç janë shpallur. Pra, kohëve të fundit kemi pasur edhe aktgjykime dënuese. Por, në disa raste ka pasur edhe aktgjykime liruese për disa vepra penale të krimeve të luftës”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Përpos këtyre rasteve, edhe dhjetëra gjykime për krime lufte janë në faza të ndryshme gjyqësore.

Pas mundësisë ligjore për gjykim në mungesë, janë shtuar edhe rastet e tilla në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Nga vitit 2021 deri në muajin Mars 2025 janë ngritur 37 aktakuza ndaj 156 personave. Ndërsa nga po i njëjti vit (2021), deri në muajin mars të 2025-s, kemi 12 aktgjykime fajësuese ndaj 13 personave të dënuar, kurse 2 aktgjykime liruese ndaj 3 personave. Në proces gjyqësor janë mbi 20 raste. Ndërkohë deri në muajin mars 2025, kemi ngritur 14 aktakuza në mungesë, ndërsa janë rreth 12 aktakuza të trashëguara nga EULEX-i  që presim të gjykohen në mungesë”, tregoi Arbnor Luta nga Prokuroria Speciale.

Këtë javë u mbajt edhe seanca fillestare në rastin e masakrës së Mejës, ku të akuzuar janë 53 persona dhe gjyqi do të zhvillohet në mungesë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gatshme dhe të sigurta

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në ShBA

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën