TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si u shkaktua zjarri që dogji 30 hektarë pyje në Deçan?

Një zjarr i madh kaploi mbrëmjen e së shtunës një pjesë të Bjeshkëve të Deçanit. Zjarri është lokalizuar tek të dielën në mesditë. Dikush dyshohet se nga pakujdesia ia vuri flakën Bjeshkës.

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0 0
A A

Një thirrje emergjente për zjarr bëri që të vihen në aksion menjëherë.

Zjarrfikësit e Deçanit morën rrugë drejt Bjeshkëve, për të shuar zjarrin që e kishte kapluar atë pjesë.

Por flakët e shpërndara e bënë të pamundur shuarjen e tij të shtunën.

Prandaj pas mesnate, kryetari Bashkim Ramosaj bëri një thirrje për ndihmë.  PAMJE STATUSI

E nga mëngjesi i së dielës, ekipi prej 35 personave me zjarrfikës e vullnetarë patën angazhim të plotë.

Përkundër punës së tyre, lokalizimi i zjarrit ishte i vështirë.

“Sot në mëngjes jemi mobilizu të gjithë zjarrfikësit, përpos asaj kemi pasë mbështetjen e zjarrfikësve të Junikut, kemi pasë përkrahjen e shumë vullnetarëve të cilët kanë shku dhe na kanë mbështetë në këtë operacion.  Është shpërnda zjarri, ka qenë një zjarr masiv, pra teren i hapur, ka qenë shumë vështirë me lokalizu zjarrin”, ka thwnw Besim Selmanaj, komandant i zjarrfikësve në Deçan.

Ndonëse operacioni kaloi me sukses, zjarret shkaktuan dëme të mëdha.

Në pjesën publike të quajtur “Çeli” u dogjën plot 30 hektarë.

“Është krejt pronë publike, është brez i gështenjës mandej kufizohet me brezin e rrahishtës që i themi ne, e që është keq pse ka ndodhë”, tha kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj.

Ai thotë se zjarri është shkaktuar qëllimisht, prandaj ka një thirrje për qytetarët.

“Është zjarr i vendosur prej ndonjë njeriut, prej pakujdesisë, dikush që shkon me bo piknik ose që shkon me bo shëtitje. Një pakujdesi e vogël dhe na nxjerr tërë këtë problem gjithë neve. Shpresoj mos me pasë këso situatash në të ardhmen edhe me pasë kujdes”, shprehet Ramosaj.

Përveç Deçanit, Agjencia për Menaxhimin Emergjent tregoi gjatë ditës se kohëve të fundit është vërejtur një shtim i zjarreve.

Agjencia apelon për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, duke shmangur ndezjen e zjarreve në natyrë dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Tags: Deçanzjarri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën