TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u prit pavarësia e Kosovës në Serbi?

Gazetari nga Beogradi, Rade Radovanoviq, rrëfen për Tëvë1 se si u prit në Serbi pavarësia e Kosovës. Ai tregon se disa grupe nacionaliste reaguan në mënyrë të egër dhe demoluan shumë objekte, përfshirë edhe ambasadën amerikane ne Beograd.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Si u prit pavarësia e Kosovës në Serbi?

Më 17 shkurt 2008, ëndrra e shumë shqiptarëve u bë realitet.

Në atë datë Kosova shpalli përfundimisht pavarësinë e saj nga Serbia.

Me mijëra qytetarë mbushën sheshin e Prishtinës, duke festuar pavarësinë e vendit

Por, një atmosferë krejtësisht tjetër mbizotëronte në Serbi.

Shumë qytetarë serbë ishin mbledhur në Beograd, duke protestuar kundër pavarësisë së Kosovës.

Gazetari nga Beogradi, Rade Radovanoviq, rrëfen detaje interesante se si u prit pavarësia e Kosovës në Serbi.

Ai tregon edhe për veprimet e fundit që po bënin krerët shtetërorë serbë atë ditë.

“Ishte një surprize e madhe kur u shpall pavarësia e Kosovës për shumë njerëz në Beograd. Presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç, jo rastësisht një ditë para se të shpallej pavarësia, udhëtoi për në Rumani. Ndërsa Vojislav Koshtunica me anëtare tjerë të qeverisë, mbanin takime të gjata. Kostunica se bashku me liderët kishtar janë lutur për një Serbi te madhe dhe gjithmonë e kanë menduar Serbinë më krahinën e vet jugore. Ndërsa në Beograd ishin organizuar protesta nga grupe të ndryshme nacionaliste, përfshirë edhe shërbimet sekrete. Të rinjtë nacionalist sulmuan ambasadën amerikane dhe demoluan objekte të tjera, dhe si pasojë e këtyre protestave një i ri e humbi jetën. Mund të them që ka pasur reagime të egra spontane. Të ashtuquajturit të rinjtë e revoltuar kanë shkaktuar dëme të mëdha atë ditë” , tregon për Tëvë1 gazetari Radovanoviq.

Radovanoviq, thotë se në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë, ai ndodhej ne Kopaonik së bashku me gruan e tij.

Nga atje, ai e bëri edhe një telefonatë.

“Më kujtohet shumë mirë 17 shkurti, kur Kosova e shpalli pavarësinë. Atë ditë isha në Kopaonik së bashku me gruan time për të skijuar. Me kujtohet një moment, i kam thane gruas, po e marr telefonin sepse me duhet t’ia uroj dikujt pavarësinë. E kam thirrur Enver Petrovcin, aktorin e njohur, dhe më është lajmëruar grua e tij profesoresha Valbona. I thash të mos jete askush nga Serbia që nuk ua ka uruar pavarësinë e Kosovës”, thotë ai.

Radovaniq shpreson që Kosova dhe Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet në të ardhmen e afërt, dhe qytetarët e të dyja vendeve do të sillen në mënyrë racionale.

“Shpresoj shumë që raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të normalizohen në një të ardhme të afërt. Dëshiroj qe njerëzit në Kosove dhe në Serbi, te jenë sa me afër Evropës, le te jetojnë një jetë normale dhe le ta vizitojnë njeri-tjetrin. Gjeneratat e reja duhet të mësojnë nga e kaluara tragjike në mënyrë që sot të sillemi si njerëz racional. Uroj që Kosova gjithmonë do të jetë një shtet normal sikurse shtetet e tjera”, shprehet gazetari nga Begoradi

Serbia edhe sot e kësaj dite vazhdon ta mohojë dhe ta luftojë pavarësinë e Kosovës.

Tags: atmosfera ne Beogradshpallja e pavaresie
ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën