TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si t’ia dilni përgjatë janarit?

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Si t’ia dilni përgjatë janarit?

Edhe nëse e doni punën tuaj, kthimi në punë pas pushimeve të festave të fundvitit mund të jetë i vështirë për shumë arsye. Me janarin që shpesh përmendet si muaji më pak i preferuar i vitit, ne shikojmë se si mund të mposhtim sfidat e këtij muaji dhe të shtoni pak pozitivitet në të.

Fillimisht kontrolloni inboxin tuaj

Viti i kaluar mund të duket si viti i kaluar – por emailet dhe detyrat e 2023-ës fatkeqësisht nuk u zhdukën me një vit të ri. Lini mënjanë një mëngjes dhe bëni detyrën tuaj të parë të vitit për të trajtuar atë grumbull të mesazheve. Nuk duhet të ndërmerrni veprime për çdo email, por mund t’i përdorni ato për të krijuar një listë detyrash. Në këtë mënyrë do të dini se çfarë duhet të bëni dhe mund të ndaloni së shqetësuari se diçka e tmerrshme ka ndodhur gjatë kohës që keni qenë larg.

Merreni së pari detyrat e shpejta

Nëse ndiheni të mbingarkuar nga e gjithë puna e vitit të kaluar që e keni lënë për një vit të ri, atëherë provoni fillimisht teknikën klasike të produktivitetit për të kryer të gjitha detyrat më të vogla. Ato mund të mos jenë më të rëndësishmet apo më të ngutshmet, por heqja e disa nga aktivitetet nga lista juaj do të ju bëj të ndiheni sikur po bëni më shumë.

Merrni disa ditë për të punuar nga shtëpia

Kthimi në zyrë pas festave të fundvitit mund të jetë shumë i vështirë, veçmas nëse e keni kaluar pjesën më të madhe të pushimeve tuaja duke u shtrirë në divan me pizhame pa nxituar për të bërë diçka. Papritmas ju duhet të ngriheni në errësirë, në të ftohtë, në orët e hershme të mëngjesit, të vishni diçka të arsyeshme për ambient pune dhe të hipni në një makinë, tren, autobus për tu ulur në një zyrë plot me njerëz të tjerë gjatë gjithë ditës. Tranzicioni mund të jetë i vështirë.

Nëse puna në shtëpi lejohet në vendin ku ju punoni, shfrytëzojeni atë në janar për të pasur një adaptim më të lehtë. Provoni një ditë në zyrë (për të kryer të gjitha takimet e nevojshme dhe për t’u takuar me kolegët), por ndiqni atë me një ditë në shtëpi ku mund të përqendroheni dhe të kujtoni me dashuri të gjitha ato orë që keni kaluar në qetësi.

Hani mirë dhe ushtroni – por me moderim

Shumë njerëz raportojnë se ndihen veçanërisht të stepur dhe kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të sasive të bollshme të ushqimit dhe pijeve të konsumuara gjatë festave. Konsumimi i tepërt i sheqerit është lidhur me depresionin, ankthin dhe problemet me të mësuarit dhe kujtesën.

Pavarësisht nëse merrni vendime për Vitin e Ri apo jo, të bëni një përpjekje të përbashkët për të qenë më të shëndetshëm, kjo nuk mund të jetë kurrë një gjë e keqe. Ushtrimi stimulon endorfinën, hormonet tona të lumturisë, kështu që një vrapim i shkurtër, ecje e shpejtë ose angazhime në palestër para punës mund t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt dhe pozitiv për ditën në vazhdim.

Kini pritshmëri realiste për veten tuaj dhe mos e bëni janarin më keq seç duhet të jetë duke e privuar veten nga ushqimet që doni.

Gjeni kohë për veten tuaj

Ju mund të jeni të prirur ta bëni vitin 2024 vitin që më në fund do të arrini çdo gjë që keni vendosur të arrini – por mos e digjni veten në muajin e parë. Me çdo kusht vendosni energjinë tuaj në punën tuaj, por jo gjithë energjinë. Ruani disa për veten dhe njerëzit që doni. Qoftë nëse merrni kohë për një shëtitje çdo ditë, për të lexuar një libër ose për të bërë një dush të qetë. Shkenca tregon se truri ynë është në të vërtetë më aktiv në periudhat e pushimit. Pikërisht në këto momente të qeta ne jemi në gjendje të mendojmë në mënyrë më kreative. Pra, nëse jeni të mbërthyer në diçka në punë, largimi prej saj mund të jetë më produktiv sesa të kaloni orët shtesë, shkruan Akademi Pune.

Rregulloni tavolinën tuaj dhe rishikoni strukturën tuaj

Kthimi në punë pas pushimeve mund të jetë edhe më keq nëse tavolina juaj është e rrëmujshme ose nëse organizimi juaj është i pakëndshëm. Nëse keni pasur pushime aktive dhe keni kaluar kohën jashtë duke vizituar vende të ndryshme dhe ta gjeni veten të ulur në një tavolinë brenda mund të jetë e vështirë për mendjen dhe trupin tuaj. Andaj organizimi i tavolinës së punës ju bën të ndiheni më rehat dhe më produktivë në tavolinën e punës.

Tags: PunapushimiShendeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti i keq mund të përmirësojë humorin

Moti i keq mund të përmirësojë humorin

5 vese që shkatërrojnë flokët tuaj

5 vese që shkatërrojnë flokët tuaj

Riviera shqiptare mes 5 vendeve më të mira në Evropë për “wild camping”

Riviera shqiptare mes 5 vendeve më të mira në Evropë për “wild camping”

Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur

Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Tre persona arrestohen për kontrabandë me migrantë në dy raste të ndara

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Kurti mbledh qeverinë në detyrë, ky është rendi i ditës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari se kanosi prokurorin në një seancë gjyqësore në Vushtrri

Osmani shpërndan Kuvendin pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje

Osmani i kundërpërgjigjet VV-së rreth takimit rajonal me Grenellin

Sindikata e Trepçës kërkon që të ekzekutohen pagat për minatorët

18 minatorë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në “Trepçë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën