TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të shmangen tetë vështirësitë e zakonshme shëndetësore gjatë agjërimit

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Si të shmangen tetë vështirësitë e zakonshme shëndetësore gjatë agjërimit

Agjërimin të cilin e ka përcaktuar feja islame është pushim i domosdoshëm për sistemin e tretjes

Megjithatë, nëse ndieni pengesa me rastin e agjërimit ato mund të jenë rezultat i pirjes shumë të vogël të lëngjeve, i konsumimit të tepruar të sheqerit apo kripës, apo diçka tjetër.

Nëse ndieni vështirësi të rënda shëndetësore, me kohë shkoni te mjeku, ndërkaq disa pengesa të vogla mundeni edhe vetë t’i eliminoni, varësisht nga simptomat të cilat i keni:

Plogështia (shtypja e ulët e gjakut)

Simptomat: Dobësim, djersitje e madhe, lodhje, marramendje, zbehje dhe rënie e të fikët.

Shkaktarët: Konsumim shumë i ulët i lëngjeve dhe i kripës.

Zgjidhja: Përpiquni të freskoheni dhe të shtoni konsumimin e lëngjeve dhe kripës.

Kujdes: Shfrytëzoni manometrin në mënyrë që të jeni të informuar me shtypjen tuaj të gjakut. Gjithashtu këshillohuni edhe me mjekun.

Niveli i ulët i sheqerit

Simptomat: Dobësim, marramendje, lodhje, përqendrim i dobët, djersitje, dridhje dhe dhembje koke.

Shkaktarët te njerëzit të cilët nuk vuajnë nga diabeti: Konsumimi i tepërt i sheqerit të rafinuar.

Zgjidhja: Përkufizoni konsumimin e ushqimit dhe pijeve të cilat përmbajnë sheqer.

Kujdes: Personat të cilët vuajnë nga diabeti mbase do të detyrohen që gjatë Ramazanit të përshtatin marrjen e barnave (këshillohuni me mjekun).

Kapsllëku

Shkaktarët: Artikuj të shumtë të rafinuar, konsumim i dobët i ujit dhe mungesë e fibrave.

Zgjidhja: Shmangni ushqimin e rafinuar, shtoni konsumimin e ujit, përdorni miell të vrugët.

Pengesa në tretje

Shkaktarët: Ngrënie e tepërt. Ngrënia e ushqimit të fërguar, ushqimi i yndyrshëm dhe ushqimi me erëza të shumta.

Zgjidhja: Shmangni ngrënien e tepërt dhe ushqimin e fërguar, pini lëngje pemësh apo ujë.

Dhembja e kokës

Shkaktarët: Konsumimi i kafeinës dhe i duhanit, mungesa e gjumit. Mund të shfaqet edhe krupa.

Zgjidhja: Ngadalë (një deri në dy javë para Ramazanit) zvogëloni konsumimin e kafeinës dhe duhanit. Kafeina bimore nga çaji mund të ndihmojë. Riorganizoni orarin e gjumit.

Ngërçet e muskujve

Shkaktarët: Marrje e pamjaftueshme e kalciumit, magnezit dhe kaliumit.

Zgjidhja: Hani ushqim të pasur me mineralet e përmendura më sipër, p.sh. perime, pemë, produkte qumështi dhe mish.

Kujdes: Ata të cilët kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut apo me gurët në veshka duhet të shkojnë te mjeku.

Gurët në veshka

Shkaktarët: Konsumim i vogël i lëngjeve.

Zgjidhja: Pini lëngje shesë.

Dhembjet në nyja

Shkaktarët: Gjatë Ramazanit, me rastin e faljes ndodh ngritja e presionit në nyja të gjunjëve, posaçërisht te njerëzit e moshuar dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti, gjë që mund të shkaktojë dhembje, shtangim, ënjtje dhe bezdi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

A ka ndonjë rrezik për shëndetin nxirja e frutave?

A ka ndonjë rrezik për shëndetin nxirja e frutave?

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Fazliji i bashkohet “Dardanëve” në grumbullim

Fazliji i bashkohet “Dardanëve” në grumbullim

Ndalohet hyrja e rreth 150 mijë lodrave nga Kina në tregun e Kosovës

Ndalohet hyrja e rreth 150 mijë lodrave nga Kina në tregun e Kosovës

Avokatja e familjes së Diana Kastratit: Presim nga drejtësia e Kosovës të sigurojë praninë e të pandehurit

Avokatja e familjes së Diana Kastratit: Presim nga drejtësia e Kosovës të sigurojë praninë e të pandehurit

Shiten biletat për duelin Shqipëri – Finlandë në Tiranë

Shiten biletat për duelin Shqipëri – Finlandë në Tiranë

Amerikani Hellems largohet nga Bora

Amerikani Hellems largohet nga Bora

Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit

Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën