TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

by teve1
1 vit ago
1
A A
Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

Midis angazhimeve në punë, takimeve, detyrimeve familjare dhe aktiviteteve shoqërore, ideja për të shtuar edhe stërvitjen në axhendën tuaj mund të duket si një sfidë më vete.

Sidomos pas festave, ku “pauza” nga aktiviteti fizik shpesh zgjatet më shumë seç ishte parashikuar.

Nëse dëshironi të riktheheni në rutinën tuaj atletike por po hasni vështirësi, ndiqni këto këshilla praktike nga Nikos Chrysafis, trajner personal, për një rifillim të suksesshëm.

1. Mos e ndëshkoni veten

Mos e kritikoni veten për pauzën që keni bërë. Nuk ka rëndësi se kur do të kishte qenë “koha ideale” për të rifilluar, ajo është tani. Shumë njerëz, për të kompensuar kohën e humbur, i drejtohen stërvitjeve të gjata dhe intensive, por kjo nuk është zgjidhje. E vetmja gjë që mund të arrini me 2-3 orë në pistën e vrapimit është ndoshta një dëmtim, jo një rikthim më i shpejtë në formë. Merreni me qetësi dhe mos e teproni.

2. Lëreni peshoren

Po, e di, ndoshta nuk jeni më aty ku dëshironit të ishit. Por kontrolli i vazhdueshëm i peshës vetëm sa shton stresin dhe zhgënjimin. Dhe shpesh, kur ndihemi keq, kthehemi te ushqimi për ngushëllim. Pranojeni ku jeni tani dhe caktoni një qëllim realist. Po ashtu, shmangni pajisjet që matin kaloritë apo aktivitetin fizik në mënyrë të pasaktë, ato më shumë mund t’ju shkaktojnë frustrim sesa t’ju ndihmojnë.

3. Filloni me dietën

Përpara se të hidheni në një program të plotë stërvitjeje, filloni me zakone të shëndetshme në tryezë. Pini shumë ujë, shtoni më shumë fruta dhe perime në dietën tuaj, kujdesuni për të pasur proteina të mjaftueshme në çdo vakt, si dhe kufizoni ushqimet e përpunuara dhe alkoolin.

4. Bëni hapa të vegjël, por të qëndrueshëm

Mos u përpiqni të bëni gjithçka menjëherë. Filloni me 10 minuta ecje në ditë për javën e parë dhe rriteni gradualisht kohën çdo javë. Nëse jeni më të avancuar, mund të rifilloni me stërvitje të shkurtra 10-15 minuta. Pjesëmarrja në aktivitetet e fëmijëve apo miqve është gjithashtu një mënyrë argëtuese për t’u rikthyer në formë.

5. Mos harroni të pushoni dhe të kujdeseni për veten

Pushimi është pjesë e rëndësishme e rikuperimit. Shtrirja pas stërvitjes, pushimet e shkurtra gjatë sesioneve të aktivitetit dhe relaksimi pas tyre (si një dush i ngrohtë ose masazh i lehtë), ndihmojnë trupin të përshtatet dhe të mos lodhet. Gjumi i mirë dhe shmangia e vakteve të rënda para gjumit janë gjithashtu çelës për një rikthim të suksesshëm. Pini ujë gjatë gjithë ditës dhe mos harroni se kujdesi për trupin fillon nga rutina e përditshme./Anabel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpëtimi i lëkurës suaj – maskë e cila jua heqë aknet në afat rekord

Shpëtimi i lëkurës suaj – maskë e cila jua heqë aknet në afat rekord

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

Jeni person që mezi zgjoheni në mëngjes? Ndiqni këto këshilla

Jeni person që mezi zgjoheni në mëngjes? Ndiqni këto këshilla

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën