tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Si të mbani larg insektet nga lulet e shtëpisë

tëvë1 nga tëvë1
01/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Insektet vijnë gjithmonë paftuar në shtëpitë dhe kopshtet tona duke shkaktuar shumë dëme. Ato mund të eliminohen lehtë falë mënyrave të mëposhtme të rekomanduara nga AgroWeb.org

Solucion spërkatës me hudhër dhe mente

Ekspertët sugjerojnë përzierjen e disa gjetheve të mentes me thelbinj hudhre në një mikser.

Më pas shtoni pak spec djegës dhe një pikë sapuni të lëngshëm.

Të gjithë tretësirën mund ta zieni dhe ta lëni në temperaturë ambienti për gjithë natën.

Më pas hidheni në një shishe spërkatëse dhe atë mund ta përdorni në të gjitha bimët dhe barishtet që mbani në vazo në shtëpi apo në kopësht.

Llumi i Kafesë

Insektet urrejnë kafenë dhe aromën e saj. Milingonat në veçanti janë tepër të ndjeshme ndaj kafesë dhe llumit të saj.

Këtë të fundit mund ta përdorni duke hedhur nga pak në zonat e shtëpisë të infektuara nga insektet.

Merimangat e Pluhurit

Këto të fundit janë përgjegjëse për shumë probleme që i kanosen lëkurës por edhe frymëmarrjes.

Për pastrimin e ajrit dhe të shtretërve mund të përzieni fara karafili dhe një vaj esencial siç është ai i lavandës, nenexhikut apo rozmarinës.

Tretësirën hidheni në një shishe spërkatëse dhe më pas me të spërkatini shtretërit dhe ajrit.

Aroma e tyre do të eliminojë këto merimanga. Ndërkohë, borziloku dhe bari i bletës janë një kombinim fantastik jo vetëm kundër merimangave por edhe kundër morrave.

Speci i kuq djegës për bimët

Specin e kuq djegës mund ta përdorni për të gjitha bimët e rrezikuara nga insektet.

Mjafton të tresni 3 lugë gjelle me spec djegës pluhur në mbi 3 litra ujë dhe t’i zieni së bashku për 15 minuta.

Më pas lëreni enën mënjanë për 24 or dhe të nesërmen hidhni disa pik sapun të lëngshëm.

Me të spërkasni bimët që t’i mbroni ato sa më mirë.

Uthulla e mollës kundër mizave

Uthullën e mollës mund ta përdorni për tu ngrejtur kurth mizave bezdisëse.

Mjafton të prisni një shishe plastike dhe pjesën e grykës ta vendosni përmbys mbi pjesën e poshtme të shishes në të cilin duhet të hidhni copa molle dhe uthull molle.

Mizat do të ngecin në fund të shishes së prerë dhe nuk do të dalin dot./AgroWeb.org

Shefja e UNMIK-ut me konsulta të rregullta në Beograd, para seancës së Këshillit të Sigurisë për Kosovën

04/10/2023

Konjufca: Nëse s’ka kapacitet për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ja vlen me ekzistu legjislatura

04/10/2023

Nuk votohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare

04/10/2023

Miratohet në lexim të parë projektligji për shëndetin riprodhues

04/10/2023

KRU “Prishtina” inspekton fabrikën e Tjegullave në Prishtinë, borxhi mijëra euro

04/10/2023

Lirimi i Radoçiqit nga paraburgimi, Bogdanoviq thirrje Osmanit e Kurtit: Mbroni qytetarët serbë në veri

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.