TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të kuptoni që duhet të shkoni tek Psikologu – Simptomat dhe sjelljet e shpjeguara

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Si të kuptoni që duhet të shkoni tek Psikologu – Simptomat dhe sjelljet e shpjeguara

Vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë po aq sa edhe momentet e lumtura.

E megjithatë herë pas here njëra nga këto gjendje mund të prevalojë mbi tjetrën, duke ju krijuar probleme të cilat shpesh qëndrojnë të heshtura.

Përjetimi i dhimbjeve të mëdha në periudha të caktuara të jetës mund të zgjasë më shumë se një fazë.

Për shembull humbja e një të afërmi apo probleme të tjera të jetës së përditshme që ju mbushin me ankth e gjendje mërzie.

Sipas ekspertëve tejzgjatja e këtyre gjendjeve të caktuara duhet trajtuar me kujdes nga një specialist.

Truri si çdo organ tjetër duhet të trajtohet në raste vështirësish, pra duke u konsultuar me një psikolog.

Por si ta kuptoni që keni nevojë për një të tillë, cilat janë simptomat që duhet të kini parasysh?

Vështirësi me kontrollin e emocioneve

Stresi, ankthi, zemërimi e të tjera ndjesi të këtij spektri mund t’i përjetoni shpesh gjatë një dite për shkak të bashkëjetesave në vende të ndryshme, profesionit apo gjendjeve shëndetësore.

Megjithatë sipas ekspertëve është e rëndësishme të jini të vëmendshëm në përsëritjen e këtyre episodeve të mbushura me emocione negative.

Inati dhe zemërimi shpesh është një tregues i sëmundjes së depresionit e kjo ndodh më shumë tek burrat.

Mos kontrollimi dhe zgjatja për periudha të gjata të këtyre emocioneve reflektohet në ndjenja negative që personi ka me veten e tij.

Tek fëmijët kjo simptomë reflektohet në ndjenja dhune dhe agresiviteti ndaj të tjerëve.

Keni performancë të dobët

Jeni në punë apo në shkollë dhe shihni se rezultatet tuaja kohët e fundit janë më të dobëta se zakonisht?

Kjo mund të jetë një shenjave problemeve emocionale dhe psikologjike.

Problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë memorien, përqendrimin, t’ju bëjnë të keni më pak energji që rezulton në më pak kënaqësi dhe apati gjatë punës.

Mungesa e të gjithë këtyre bashkë çon në më pak produktivitet dhe rezultate më të dobëta kudo ku po performoni.

Ndryshime me gjumin dhe oreksin

Problemet me shëndetin mendor prekin të gjithë organizmin duke lënë pasoja edhe tek gjumi dhe oreksi.

Nëse vuani për një kohë të gjatë nga pagjumësia dhe mungesa e oreksit sipas ekspertëve mund të jeni duke vuajtur nga ankthi kronik.

Nga ana tjetër personat e prekur nga depresioni janë të prirur të flenë gjatë gjithë kohës ose të konsumojnë më shumë ushqim nga sa kanë nevojë.

Të dy këto sjellje janë tregues se mund t’ju duhet të kontaktoni një psikolog.

Vështirësi në krijimin e marrëdhënieve njerëzore

Problemet e shëndetit mendor nuk ju ndikojnë vetëm ju, por edhe të tjerët rreth jush në një mori mënyrash.

Personat që kanë vështirësi psikologjike kanë vështirësi edhe në krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme.

Këtu përfshihen marrëdhëniet me të tjerët në shkollë, në punë, familje apo me superiorët.

Zakonisht këto karakterizohen nga mungesa e komunikimit dhe konfliktet e vazhdueshme.

Nëse e gjeni shpesh veten në mes të konflikteve që mund të evitohen, një therapist mund t’ju ndihmojë.

Duke folur me një therapist apo psikolog do të mund të përmirësoni aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët.

Distancimi nga aktivitetet e përditshme

Ditët mund të bëhen fare lehtë monotone, por ritmi i përditshmërisë e merr veten shpejt dhe pas një periudhe mërzie ktheheni po aty ku keni qenë.

Nëse kjo nuk ndodh dhe ju nuk shijoni asnjë nga aktivitetet tuaja të preferuara mund të jeni duke vuajtur nga depresioni.

Distancimi nga hobit dhe interesat personale apo dhe i zakoneve që ndiqni në përditshmëri është një shenjë se duhet të konsultoheni me një specialist.

Terapia është një mënyrë shumë e mirë për t’ju çliruar nga mendimet e këqija që ju mbajnë të mbërthyer pas dhe një ndihmë për të filluar jetën normale./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur

Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur

Gabimi që po bëni çdo ditë me lëkurën, ky hap i thjeshtë mund të ndryshojë gjithçka!

Gabimi që po bëni çdo ditë me lëkurën, ky hap i thjeshtë mund të ndryshojë gjithçka!

Si ta përdorni sodën e bukës për lëkurën e fytyrës?

Si ta përdorni sodën e bukës për lëkurën e fytyrës?

Zgjidhja e thjeshtë që heq yndyrën nga furra menjëherë

Zgjidhja e thjeshtë që heq yndyrën nga furra menjëherë

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Serbia edhe në vitin 2025 arrestoi ish-ushtar të UÇK-së

Policia gjen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën që kishte hyrë nga Serbia

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Sot afati i fundit për dorëzimin e listës me kandidatët për deputetë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën